FOTO/ Tërmeti i fuqishëm në Kolumbi, katedrale dhe ndërtesa të shkatërruara. Të paktën 18 të vdekur, njerëz të tjerë të bllokuar nën rrënoja
Të paktën 18 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi Kolumbinë perëndimore, ndërsa persona të tjerë raportohet se kanë mbetur të bllokuar në ndërtesat e shembura.
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 ballë ka tronditur Kolumbinë, duke shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe duke lënë njerëz të bllokuar nën rrënoja.
Të paktën 20 ndërtesa janë shembur në qytetin e Calit, ndërsa raportohet se persona ndodhen ende të bllokuar brenda tyre. Lajmi është bërë i ditur nga kryebashkiaku i Calit, Alejandro Eder, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit ndodhej pranë San José del Palmar, në rajonin Chocó. Lëkundjet u ndjenë në një zonë të gjerë të vendit, përfshirë qytetet Cali dhe Medellín.
Autoritetet kanë raportuar gjithashtu persona të lënduar dhe dëme të rënda në ndërtesa në qytetet Quibdó dhe Pereira.

Ekipet e emergjencës kanë nisur operacionet për kërkimin dhe shpëtimin e personave që mund të kenë mbetur të bllokuar.
Katedralja e Manizales është midis ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i fuqishëm.



