Zjarri përfshin kabinën e ujësjellësit te “Uji i Ftohtë“ në Vlorë, flakët rrezikojnë të përhapen në zonat e banuara (VIDEO)
Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme një kabinë të ujësjellësit në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, pranë tunelit. Kjo kabinë shërben për shpërndarjen e ujit në zonë, por ende nuk ka informacione se si është situata me furnizimin me ujë.
Ndërkohë dyshohet se zjarri ka nisur nga pjesa kodrinore dhe më pas është përhapur drejt kabinës. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat janë duke punuar për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Teksa raportohet se situata paraqet rrezik për përhapjen e zjarrit në një zonë të banuar dhe turistike, pasi pranë vatrës së zjarrit ndihen edhe objekte e hotele. Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë bërë të ditura.


