Përfundon takimi i socialistëve për shkrirjen e bashkive, pas më shumë se 4 orësh, 20 kryebashkiakë dhe Rama dalin rresht njëri pas tjetrit
Është mbyllur takimi i socialistëve që u zhvilluar ditën e sotme në në Kuç të Vlorës, në fokus të të cilës kanë qenë diskutimet për hartën e re të Shqipërisë, për të cilën ata kanë propozuar shkrirjen e disa bashkive të vendit, duke synuar reduktimin e tyre nga 62 në 46 të tilla.
Pas 4 orësh diskutime mes tyre, raportohet se takimi i socialistëve është mbyllur afro orës 16 të pasdites së sotme.
Në takim kanë qenë:
Kryetarja e Bashkisë Durrës
Kryetari i Bashkisë Shkodër
Kryetari i Bashkisë Kukës
Kryetari i Bashkisë Elbasan
Kryetari i Bashkisë Korçë
Kryetari i Bashkisë Berat
Kryetari i Bashkisë Vlorë
Kryetari i Bashkisë Gjirokastër
Kryetarja e Bashkisë Klos
Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë
Kryetarja e Bashkisë Dimal
Kryetari i Bashkisë Poliçan
Kryetari i Bashkisë Patos
Kryetari i Bashkisë Divjakë
Kryetari i Bashkisë Selenicë
Kryetari i Bashkisë Maliq
Kryetari i Bashkisë Këlcyrë
Kryetari i Bashkisë Cërrik
Kryetari i Bashkisë Belsh
Kryetari i Bashkisë Libohovë


