AktualitetSociale

VKM e re sinjalizon tajfunin e shembjeve të banesave 70-vjeçare

Godinat mbi 70 vjeçare në mëshirë të VKM-së të qeverisë, mijëra ndërtesave mund t’i vendoset “kryqi i kuq”  nën maskën e interesave kulturor

Prandaj dyshimi është legjitim: mos vallë po mblidhet informacioni jo vetëm për atë që duhet mbrojtur, por edhe për atë që mund të skualifikohet nga mbrojtja? Godina të klasifikuara si të degraduara, jashtë funksionit apo pa interes të mjaftueshëm kulturor, që nesër mund të prishen dhe parcelat e tyre t’i hapen zhvillimit intensiv.Sepse pas 13 vjetësh eksperiencë, publiku e ka mësuar formulën:Godina është e vjetër.Godina degradohet.Godina humbet.Trualli mbetet.Dhe mbi truall… ngrihet kulla.

Nëpërmjet një projektvendimi, para 3 vitesh qeveria përfoli fillimin e procesit të auditimit teknik të pallateve me më shumë se 50 vite vjetërsi, pra edhe pallatet e komunizmit që strehojnë banorët. Ky draft prekte 122.690 ndërtesa banimi apo pronësinë e banesave të mbi 1 milion familjeve shqiptare, duke rrezikuar shembjen e pjesës më të lakmueshme të tyre në shërbim të klientelës së qeverisë në sektorin e ndërtimit.

Tashmë në 2026 shteti rikthen ‘dejavu’ me pronat që janë mbi 70-vjeçare për t’u verifikuar duke u përfshirë në lista të veçanta për interes kulturor. Ndërkohë që thuhet se pas objekteve që do listohen mund të jetë dhe interesi për kulla e betonizim. Nwse prona deklarohet me vulwn objekt pasuri kulturore, skedohet.

Projektvendimi nuk përmban detaje se çfarë do të ndodhë me pronarët e truallit apo familjet që do të preken  skedimi i këtyre objekteve.

01

Pronat shtetërore mbi 70-vjeçare do të verifikohen për interes kulturor

Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shtetit që janë ndërtuar më shumë se 70 vjet më parë, ose që mund të kenë vlera historike, arkitektonike apo arkeologjike, do të përfshihen në lista të posaçme për t’iu nënshtruar verifikimit të interesit kulturor.Rregullat e reja përcaktohen në një udhëzim të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, të botuar tashmë në Fletoren Zyrtare. Akti përcakton kriteret për identifikimin e pronave shtetërore, dokumentimin e tyre dhe dërgimin e dosjeve pranë institucioneve të trashëgimisë kulturore.Sipas udhëzimit, në listat për verifikim përfshihen pronat që plotësojnë të paktën një prej disa kritereve. Një prej tyre është që objekti të jetë “ndërtuar ose krijuar më shumë se 70 vjet” përpara hartimit të listës. Në proces mund të futen gjithashtu ndërtesa ose prona që paraqesin shenja të vlerave historike, artistike, arkitektonike, arkeologjike ose etnografike.Kriteret shkojnë edhe përtej moshës së ndërtesës. Verifikimit mund t’i nënshtrohen pasuri që shfaqen në dokumente historike, arkivore, bibliografike ose hartografike, si edhe ato që ndodhen brenda qendrave dhe ansambleve historike, peizazheve kulturore apo zonave arkeologjike.

Procesi mund të nisë edhe nga propozime të institucioneve të trashëgimisë, autoriteteve që administrojnë pronën, pushtetit vendor, komuniteteve lokale ose organizatave të shoqërisë civile, sipas udhëzimit.

Listat do të hartohen nga institucioni që administron pronën, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore. Për këtë do të përdoren dokumentet administrative, teknike, kadastrale dhe historike, si edhe informacioni i mbledhur nga verifikimet në terren.

Për çdo pronë do të kërkohet një grup i gjerë të dhënash: emërtimi, vendndodhja, koordinatat gjeografike, të dhënat kadastrale kur ekzistojnë, institucioni që e administron, gjendja fizike, përdorimi aktual dhe informacioni paraprak mbi vlerat e mundshme kulturore. Listat duhet të përgatiten dhe të ruhen në format elektronik.

Përveç listës, për çdo pasuri do të hartohet një skedë e veçantë. Ajo duhet të mbështetet në verifikimin në terren, dokumentacionin teknik dhe kadastral, arkivat historike, fotografitë dhe hartat. Udhëzimi kërkon që informacioni të jetë “i plotë, i saktë dhe i përditësuar”.

Skeda do të përmbajë edhe të dhëna për historikun e objektit, arkitekturën, ndërhyrjet e mëparshme për konservim apo restaurim, materialet e ndërtimit dhe elementet e tij konstruktive. Modeli i miratuar kërkon gjithashtu të dhëna mbi pronësinë, sipërfaqen, numrin e kateve dhe aksesin në pronë.

Një pjesë e veçantë e dokumentimit lidhet me gjendjen e pronës dhe rreziqet. Skedat duhet të evidentojnë nëse objekti është në përdorim, përdoret pjesërisht ose nuk përdoret, si dhe nëse përballet me rrezik nga tërmeti, përmbytjet, rrëshqitjet, zjarri, ndryshimet klimatike apo faktorë të tjerë.

Udhëzimi vendos edhe një shkallë për gjendjen strukturore. Objektet mund të klasifikohen nga ato në gjendje të mirë dhe pa rrezik deri te ndërtesat në nevojë restaurimi, objektet me rrezik qëndrueshmërie dhe ato plotësisht të shkatërruara e jashtë funksionit.

Pas përgatitjes, listat dhe skedat i dërgohen Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore së bashku me fotografitë, hartat dhe dokumentacionin kadastral të disponueshëm. Instituti ka 15 ditë pune për të kontrolluar nëse dokumentacioni është i plotë dhe në përputhje me kërkesat.

Nëse dosja ka mangësi, institucioni administrues duhet ta plotësojë ose korrigjojë brenda një afati që nuk mund të jetë më i gjatë se 20 ditë pune. Në raste të arsyetuara ky afat mund të zgjatet edhe me 10 ditë të tjera. Nëse dokumentacioni nuk plotësohet në kohë, procedura mbyllet dhe një paraqitje e mëvonshme trajtohet si kërkesë e re.

Kur verifikimi përfundon dhe ministri përgjegjës e deklaron objektin pasuri kulturore, dokumentacioni përcillet për regjistrim në Regjistrin Kombëtar të Pasurive Kulturore.

Marrja e statusit të pasurisë kulturore nuk ndryshon pronësinë ose institucionin që administron objektin. Sipas udhëzimit, prona vazhdon të administrohet nga institucioni përkatës, por do t’u nënshtrohet detyrimeve, kufizimeve dhe kërkesave që burojnë nga legjislacioni për trashëgiminë kulturore.

Gent Kaprata: Mos po përgatitet inventari i ri i trojeve për kulla?!

Një udhëzim i ri i Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, tashmë i botuar në Fletoren Zyrtare, kërkon identifikimin e pasurive shtetërore të ndërtuara më shumë se 70 vjet më parë ose që mund të kenë vlera historike, arkitektonike, arkeologjike, artistike apo etnografike.

Në letër tingëllon bukur: mbrojtje e trashëgimisë.

Por udhëzimi kërkon që për secilën pronë të mblidhen koordinatat gjeografike, të dhënat kadastrale, sipërfaqja, pronësia, numri i kateve, përdorimi, aksesi, gjendja fizike dhe strukturore, deri edhe nëse objekti është i dëmtuar, i papërdorur apo jashtë funksionit.

Pra, krijohet një inventar i detajuar i godinave të vjetra shtetërore dhe, veçanërisht, i parcelave mbi të cilat ato qëndrojnë.

Dhe këtu fillon problemi.

Eksperienca 13-vjeçare e publikut me këtë qeveri të çon të dyshosh për të kundërtën e asaj që shkruhet në titullin e procedurës. Sepse shqiptarët kanë parë se çfarë ka ndodhur me territorin, pronën publike, godinat historike dhe zhvillimin imobiliar gjatë këtyre viteve.

Prandaj dyshimi është legjitim: mos vallë po mblidhet informacioni jo vetëm për atë që duhet mbrojtur, por edhe për atë që mund të skualifikohet nga mbrojtja? Godina të klasifikuara si të degraduara, jashtë funksionit apo pa interes të mjaftueshëm kulturor, që nesër mund të prishen dhe parcelat e tyre t’i hapen zhvillimit intensiv.

Sepse pas 13 vjetësh eksperiencë, publiku e ka mësuar formulën:Godina është e vjetër.Godina degradohet.Godina humbet.Trualli mbetet.Dhe mbi truall… ngrihet kulla.

02

Godinat 50-vjeçare, Shkreli: Pasi t’u shembim banesat, mund t’u japim kredi qytetarëve

Shkreli dha sinjalin e  kujës për qytetarët, që i kanë banesat në gjendje shumë të amortizuar, gati në shembje, mund të paguajnë gjysmën e kostos. Këta qytetarë, sipas tij, do të ndihmohen me dhënien e një kredie. Sipas kësaj logjike, mund t’i vendoset “kryqi i kuq” i rrezikut edhe Teatri i Kukullave, Muzeu Kombëtar, Fakulteti Juridik etj.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, Artan Shkreli ka dhënë detaje mbi projektin e qeverisë për të shembur godinat mbi 50-vjeçare. I ftuar në “Now”, Shkreli foli për kostot e rindërtimit të pallateve që pritet të shemben. Ai tha se ndërtimi do të bëhet nga privati dhe kostot nuk do të mbulohen totalisht nga shteti.

Shkreli tha se shumë qytetarë që i kanë banesat në gjendje shumë të amortizuar, gati në shembje, mund të paguajnë gjysmën e kostos. Këta qytetarë, sipas tij, do të ndihmohen me dhënien e një kredie. “Nuk di të them saktësisht se çfarë do të ndodhë. Shteti nuk bën pallat, natyrisht që privati do të bëjë. Sigurisht që do të ketë dhe mundësi që t’u jepet qytetarëve mundësia që të marrin një kredi, sepse mund të ndahen kostot 50% me 50% me shtetin. Ky draft ka shumë gjëra që duhen përpunuar”,- tha Shkreli.

Ai theksoi se çdo pallat që pas auditimit do të rezultojë në gjendje të tillë, që duhet shembur, do të shembet dhe kjo sipas tij, duhet konsideruar si fat për të gjithë banorët.

Sipas një projektvendimi të Qeverisë, të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik. Kjo do konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”.

Sipas projektvendimit të qeverisë, subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.

Opozita nga ana tjetër, ka akuzuar se ketë projekt, kryeministri Edi Rama po planifikon ta përdorë për interesa të ngushta, në dëm të qytetarëve.

“Ka qëllim t’i vendosë Tiranës, troje e banesa në dispozicion të klaneve të drogës, oligarkëve të tij. Pasi shfrytëzoi fatkeqësinë natyrore të tërmetit tërësisht për pasurimin e tij dhe klikës së tij. Ju jeni dëshmitar se si është shfrytëzuar në Kombinat kjo fatkeqësi, tani nuk i durohet më, nuk pret më. Tani autorizoi veten, i dha vetes ‘karta bianka’ për të prishur çdo banesë që ai e konsideron fitimprurëse, ndërtimin në ato troje fitimprurës për veten dhe suitën e tij”, -tha kryetari i PD-së Sali Berisha, në një konferencë për mediat disa ditë më parë. Sipas Berishës, Rama ka qëllim të shembë 96 mijë banesa në Tiranë.

Auditimi teknik “prek” 122.690 ndërtesa banimi

Të paktën 122 690 ndërtesa për qëllime banimi do të preken nga vendimi për auditimin teknik, që parashikon qeveria.  Ndërkaq, janë rreth 180 mijë ndërtesa të tjera, që nuk u njihet viti i ndërtimit e ku mund të bëjnë pjesë edhe godina mbi 50-vjeçare sipas të dhënave nga skan. Të ndara sipas qarqeve, rezulton se numrin më të lartë të këtyre ndërtesave e ka Tirana, Elbasani dhe Korça, ndërsa pas tyre vijnë Fieri, Vlora dhe Shkodra. Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, ndërsa do të jetë ato subjekte që janë të pajisur me licencë në fushën e projektimit për llojin e objektit që do të auditohet.

Sinjali i rrafshimit 

Pas vendimit për verifikimin e sigurisë teknike të pallateve e godinave shtetërore me moshë 50-vjeçare. Qeveria po mundohet të krijojë bindje se nuk do ketë prishje masive, por vetëm ato pallate e godina shtetërore, që Instituti i Ndërtimit do t’i vlerësojë me rrezik në rast tërmeti. Në fakt, nuk i “digjet barku” për sigurinë e qytetarëve, por do shembë ndërtesat në zonat qendrore preferenciale të Tiranës, Durrësit, Vlorës, Sarandës, Kavajës, Pogradecit e Shkodrës, që oligarkët i kanë “vënë syrin” për ndërtim kullash, hotelesh e qendrash tregtare. Drejtori Artan Shkreli, tha se do verifikohet siguria e godinave të Kryeministrisë, Pallatit të Kulturës, Akademisë së Arteve, Galerisë së Arteve e objekteve të tjera shtetërore me frekuentim publik në zonat qendrore të Tiranës. Sipas kësaj logjike, nëse Artan Shkreli i vë “kryqin e kuq” të rrezikut, mund të rrafshohet krejt Korpusi i Universitetit të Tiranës me gjithë pjacën e kolonave, Teatri i Kukullave, Muzeu Kombëtar, ish-hotel Dajti, Selia e PD, ndërtesa e Fakultetit Gjeologji-Miniera, Fakulteti Juridik, shkolla “11 Janari”, godina e zyrave të Aviacionit Civil, madje edhe Bashkia, ministritë e objekte në zona preferenciale.