Aktualitet

Zjarr pranë QSUT-së në Tiranë, digjet banesa private, dyshohet për shkëndijë elektrike

Një shtëpi private është djegur nga zjarri që ra në zonën e rrugës “Njazi Meta”, poshtë zonës së QSUT-së në Tiranë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilët vunë flakët nën kontroll.

Nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë një tym i dendur u raportua në zonë deri në momentin e fikjes së flakëve
Dyshimet e para janë se zjarri mund të ketë nisur nga një shkëndijë elektrike.