Opinion

Eltar Deda: Ajo që përjetova sot është realiteti i përditshëm

Ajo që përjetova sot është realiteti i përditshëm.

Rrugës duke ecur autokolonë për në punë, shkak ishte trafiku i turizmit si edhe automjetet e transportit të mallrave të ndryshëm.

Përpara meje një i tillë, i cili ecte pa ditur që mbrapa trafiku ishte kilometrik. Për një moment shoferi nxori dorën jashtë dhe hodhi një bisht cigareje buzë rrugës.

Ndalova, e fika dhe po vazhdoja përsëri në radhë pas tij. Nuk kaluan as një kilometër shoferi hodhi bishtin e dytë të cigares nga dera.

Ndalova përsëri e fika.

Të gjithë skenën e panë drejtuesit e automjeteve mbas meje. Pretendoja se e kishte parë vet edhe ai që konsumonte cigare në qejf te tijë.

Nxitova dhe i ndalova paralel duke i folur. Ai vazhdonte pinte cigaren e rradhës dhe me nje edukatë më tha, më fal. I thashë mundohu që cigaren e tretë mos e hidh…..

Ishte i kulturuar në komunikim të paktën. Ngjarja është reale sot rrugës për në jug. Ndërkohe lufta dhe rreziku për zjarre, është evident…