Aktualitet

Tomorri “zgjohet” nën ritin e pelegrinëve/ Nis rrugëtimi drejt Malit të Shenjtë

NESËR, MË 20 GUSHT 2026, NIS PELEGRINAZHI TRADICIONAL NË MALIN E SHENJTË TË TOMORRIT. FESTA E SHENJTË E BEKTASHINJVE ZHVILLOHET DERI MË 25 GUSHT DHE MBLEDH ÇDO VIT NË TEQENË E KULMAKUT RRETH 400–600 MIJË PELEGRINË NGA E GJITHË SHQIPËRIA, DIASPORA DHE BOTA.

NJOFTIMI ËSHTË BËRË NGA KRYEGJYSHATA BOTËRORE BEKTASHIANE

Ditët kulmore të pelegrinazhit janë 21, 22 dhe 23 gushti. Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe i ka hapur dyert prej disa ditësh për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e festës.

Gjithashtu, janë marrë të gjitha masat që në Malin e Tomorrit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët, banjat, ndriçimi dhe uji i pijshëm.

Besimtarët ngrenë çadrat në këtë vend të shenjtë, kryejnë kurbanin e festës dhe ngjiten në këmbë deri në majën e Malit të Tomorrit, e cila ndodhet 2 416 metra mbi nivelin e detit.

Në Teqenë e Kulmakut dhe pranë Mekamit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin lutet për shëndet, mirësi dhe paqe në familje.

NJ O F T I M

Nesër, më datën 20 gusht 2026, fillon pelegrinazhi tradicional në Malin e Tomorrit dhe do të vazhdoj deri në 25 gusht 2026.

Ceremonia zyrtare zhvillohet më 22 gusht 2026, ora 11:00 në teqenë e Kulmakut

 

KRYEGJYSHATA BOTËRORE BEKTASHIANE