Prej 16 dhjetorit 2025, kur u zgjodh në krye të SPAK-ut si drejtues Klodian Braho, ende pa mbushur 6 muaj në detyrë, pothuajse i nxori të gjithë nga burgu.
Nga Myslim Murrizi
E filloi me dy administratorët e BANKERS PETROLEUM, që u kanë vjedhur shqiptarëve mbi 15 miliardë euro; vazhdoi me Mynxyrin e famshëm të APP-së, që vetëm në një tender kishte rruar 2 milionë euro; nuk filloi çështje penale për qejfliun e veglave të seksit në KLP, Olger Eminaj, se i kishte marrë votën për t’u bërë drejtues i SPAK-ut; nuk filloi çështje penale për Irena Gjoka Manekun, që u vërtetua se ishte e dënuar në Greqi; nxori për kalim afatesh ish-ministrin Ilir Beqaj; nuk filloi çështje penale për Frida Krifcën e AZHBR-së; nuk hetoi kurrë dosjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës, që e kishte ky si prokuror; mban prej korrikut 2024 në sirtar dosjen e Ervin Demos, të kallëzuar nga KLSH-ja; nuk filloi kurrë çështje penale për Tan Agollin e FSHZH-së, i kallëzuar disa herë për disa afera dhe tendera; nuk guxoi kurrë të merrte masë për Benet Becin, i faktuar për marrjen e 750 mijë eurove, por e çoi për gjykim në gjendje të lirë, duke u sjellë me shumë standarde në krahasim me Dakon e Durrësit, Tushen e Lushnjës dhe Veliajn e Tiranës; dhe sot nxjerr nga burgu ish-drejtorët e rrugëve, që janë arrestuar për 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë.
Zvarrit prej 5 vitesh gjyqin e Gërdecit, nuk guxon të hetojë 21 Janarin, hesht si i dhjerë për dosjen ARUBA dhe McGonigal, nuk gjen dot Gysin, Gesin dhe mbi 100 persona të shpallur në kërkim, pasi janë lajmëruar të ikin; ka këllqe të hetojë aferat e koncesioneve prej 500 milionë eurosh të Manastirliut, se rri si ushtar i Klodit tjetër të Spitalit Amerikan.
E shumë e shumë të tjera, që duhet një natë dimri për t’i numëruar.
ATËHERË, PËR ÇFARË U DUHET SHQIPTARËVE KY MENDER SPAK I DHJERË???
PËR ÇFARË I HYN NË PUNË SPAK-UT KY HAJDAR BRAHO?
Të nderuar QYTETARË, që keni pothuajse 3 muaj rresht në protestë,
Ka ardhur koha që PROTESTA të drejtohet kundër këtyre qelbësirave të SPAK-ut dhe GJKKO-së, që paguhen rreth 10.000 euro në muaj nga taksat e shqiptarëve dhe janë bërë milionerë në euro, duke u vënë gjoba të gjithë këtyre hajdutëve që nxjerrin çdo ditë nga burgu e nuk i hetojnë kurrë për aferat qindra milionë euro.
Rama dhe çdo hajdut pushteti apo ish-pushtetar nuk hyn vetë në burg, sado të thirret në kor poshtë Kryeministrisë: “Rama në burg”, “Berisha në burg”, sa kohë që mender drejtësia e “re” ka drejtues, prokurorë e gjyqtarë fundërrina të këtij soji.