“Nuk më kishte thënë asgjë”/ E bija u ekzekutua nga i dashuri shqiptar, flet nëna e 45-vjeçares: Si e mora vesh lajmin tragjik
“Nuk di asgjë, ajo nuk më kishte thënë asgjë.” Janë këto fjalët e nënës së 45-vjeçares shqiptare, e cila u ekzekutua mëngjesin e së dielës në Nea Smyrni të Athinës nga një 48-vjeçar, i cili më pas vrau veten.
E moshuara tregoi se e mësoi lajmin tragjik për vrasjen e vajzës së saj përmes një telefonate paniku nga vajza tjetër. Me zërin që i dridhej, ajo u shpreh se viktima nuk i kishte treguar kurrë për ndonjë lidhje romantike apo probleme me autorin, ndërsa shtoi se ajo dhe ish-bashkëshorti i saj ishin ndarë shumë kohë më parë.



