Sport

Një partneritet për fitore: ABI Bank bëhet sponsor i ekipit të futbollit Skënderbeu.

Banka mbështet talentin, edukimin përmes sportit dhe traditën e futbollit korçar.

ABI Bank njofton nisjen e bashkëpunimit me Klubin e FutbollitSkënderbeu, duke u bërë sponsor zyrtar i ekipit korçar përsezonin e ri futbollistik 2026-2027.

Skënderbeu është një nga emrat me traditë dhe identitet tëspikatur në futbollin shqiptar, i lidhur ngushtë me qytetin e Korçës dhe me një komunitet të gjerë tifozësh. Bashkëpunimime ABI Bank synon të mbështesë ambiciet sportive të klubit, forcimin e kapaciteteve të ekipit dhe krijimin e më shumëmundësive për evidentimin e talenteve të reja.

Duke folur për këtë partneritet, Igli Sulaj, Drejtor i Përgjithshëmi Biznesit në ABI Bank, u shpreh:

“Mbështetja e sportit është një investim në forcimin e frymës sëkomunitetit, në energjinë, talentin dhe të ardhmen e të rinjve. Ekipet premtuese kanë nevojë për partnerë që besojnë tepotenciali i tyre.Skënderbeu përfaqëson traditë, pasion dhe njëlidhje të fortë me komunitetin. Për ABI Bank, ky bashkëpunimshkon përtej sponsorizimit të një ekipi futbolli: ai është pjesë e angazhimit tonë për edukimin përmes sportit dhe përpromovimin e vlerave pozitive”.

Përfaqësuesi i Klubit të Futbollit Skënderbeu, z. Gerhard Takaj, deklaroi:

“Jemi të kënaqur që në këtë sezon kemi përsëri në krah njëpartner të rëndësishëm si ABI Bank. Besimi dhe mbështetja e Bankës na japin më shumë forcë që hap pas hapi sëbashku tëpunojmë që KF Skenderbeu të jetë në nivelet më të larta tëfutbollit shqiptar dhe ndërkombëtar. Besojmë se së bashku do t’u dhurojmë tifozëve dhe qytetit të Korçës një sezon plot emocione dhe suksese”.

Sezoni 2026–2027 i kampionatit sportiv, nis më 21 gusht, me përballjen Vllaznia–Skënderbeu, duke e vendosur ekipin korçarnë qendër të emocionit që në ndeshjen hapëse.

Ky partneritet shpreh angazhimin e ABI Bank për të mbështetursportin shqiptar, ekipet me potencial dhe iniciativat që krijojnëmodele pozitive. Përmes kësaj mbështetje, Banka synon tëkontribuojë në zhvillimin e futbollit dhe në promovimin e vlerave që sporti përcjell: punën në skuadër, disiplinën, respektin dhe këmbënguljen.