Sport

4-0 dhe eliminimi që tronditi Trabzonsporin, trajneri që i riktheu shkëlqimin Muçit jep dorëheqjen; klubi turk merr vendimin final

Humbja e rëndë 4-0 ndaj Ferencvaroshit dhe eliminimi nga faza “play-off” e Ligës së Europës kanë tronditur Trabzonsporin. Pas vetëm katër ndeshjesh nga bashkimi i yllit egjiptian Mohamed Salah me klubin, trajneri Fatih Teke vendosi të marrë përgjegjësinë dhe njoftoi dorëheqjen.

Pas përfundimit të takimit, Teke u shfaq i zhgënjyer dhe deklaroi se e konsideronte veten përgjegjës për këtë disfatë të rëndë.

Patëm një natë shumë të trishtuar. Sigurisht, arsyeja është ekipi im dhe unë. Ishte një natë e trishtuar si për vendin tonë, ashtu edhe për klubin tonë. Që tani, po jap dorëheqjen nga mandati im 18-mujor. Ndihem se kam të drejtë ta vendos këtë ndëshkim mbi veten time”, u shpreh Teke për gazetarët pas ndeshjes.

Megjithatë, dorëheqja e trajnerit nuk është pranuar nga klubi.

Trabzonspor reagoi zyrtarisht, duke bërë me dije se bordi drejtues ka refuzuar vendimin e Teke, duke argumentuar se trajneri e kishte marrë këtë vendim në një moment të rënduar emocionalisht, menjëherë pas humbjes së thellë.

Kështu, pavarësisht deklaratës së tij, Fatih Teke do të vijojë të jetë në krye të Trabzonsporit. Trajneri pritet të drejtojë skuadrën edhe në sfidën e radhës në Superligën turke, ndaj Amedsporit, më 31 gusht.

Njoftimi i skuadrës së Trabzonsporit:

Trajneri ynë Fatih Teke, ka vendosur të japë dorëheqjen për shkak të intensitetit emocional të shkaktuar nga humbja pas ndeshjes me Ferencvarosh.

Si Bord i Drejtorëve të Trabzonspor, vendimi për dorëheqjen e Fatih Teke, nuk është pranuar.

Fatih Teke vazhdon në rolin e tij do të jetë në krye të ekipit tonë në ndeshjen me Amedspor që do të luajmë në ligë.