Rregullorja e re e GJKKO-së bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm
Aleksandër Çipa: Rregullorja e re e GJKKO-së bie ndesh me Kushtetutën, precedent i rrezikshëm
E konsideroj qëllim për të ruajtur fshehtësinë, për të mos u përballur me recencat ditore për çdo procedurë. Dhe për ti hequr mundësinë publikut për të pasur pasqyrë reale me zë dhe me figurë për atë që ndodh aty brenda. Rregullorja cedon me kushtetutën dhe me legjislacionin tonë në fuqi.

Kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, në një intervistë bëri thirrje drejtuesit të GJKKO-së, Erion Bani që të rishqyrtojë rregulloren dhe të marrë në konsideratë edhe propozimet e bëra nga komuniteti i medias.“Jemi të vendosur për ta zhbërë këtë. Kemi të bëjmë me rregullore dhe jo me ligj, një rregullore mund të rishqyrtohet kur ka të bëjë me cedime të tilla”, tha Çipa.Sipas tij, rregullorja nuk është vetëm censuruese, por bie ndesh edhe me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi dhe krijon një precedent të rrezikshëm për të drejtën e informimit. Ai paralajmëroi përshkallëzim të reagimit edhe përmes organizatave ndërkombëtare të gazetarëve.“Rregullorja që ka vendosur GJKKO është jo vetëm censuruese, por është ceduese me Kushtetutën e Shqipërisë. Do atakohet jo vetëm nga komuniteti ynë profesional, por edhe nga grupe të tjera të interesit qytetar dhe të drejtës ligjore. Kjo rregullore krijon një precedent të rrezikshëm”, shtoi ai.Çipa paralajmëroi se edhe pse po përballen me një padëgjueshmëri nga kjo gjykatë, përpjekja dhe reagimi do jetë i përshkallëzuar.“Do kemi reagime nga rrjete dhe organizata të tjera ndërkombëtare të gazetarëve, për këtë precedent antiligjor. Do të këmbëngulim që të kemi reagime të menjëhershme nga hierarkia e drejtësisë”, tha Çipa.Ai kundërshton masat censuruese, nga ndalimi i përdorimit të celularit dhe regjistruesve në sallën e gjyqit, ndalimi i kamerave, rotacioni i gazetarëve kur sallat nuk kanë vende të mjaftueshme, apo edhe detyrimi për tu regjistruar 24 orë para për të ndjekur një seancë gjyqësore.“Nuk ka arsye përse të vendosen kritere të diskrecionit profesional të mos lejimit. Aty ka nonsense procedurale dhe juridike, aty thuhet se janë të hapura seancat, por nga ana tjetër vendosen kufizime për prezencën e gazetarëve dhe operatorëve. Dhe regjistrimi 24 orë më parë nuk është gjë tjetër vese kleçkë kufizuese. Rotacioni i vendeve? Hipokrizi. Aty janë të përcaktuar se kush janë të interesuarit, janë familjarët e palëve dhe mbrojtja, mjedisi është gjithmonë i kufizuar” tha Çipa.
Rrjeti SafeJournalist: Të pezullohet! Duhet rishikim me gazetarë

Rrjeti SafeJournalists ka reaguar lidhur me rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme, posaçërisht për pikat dhe dispozitat që prekin drejtpërdrejt punën e medias.Përmes një deklarate, organizata i ka bërë thirrje institucionit të drejtësisë që të pezullojë zbatimin e këtyre rregullave dhe të nisë një proces të mirëfilltë rishikimi. Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, SafeJournalists kërkon nga Gjykata e Posaçme marrjen e masave me efekt të menjëhershëm për bllokimin e udhëzimeve të kundërshtuara, duke i hapur rrugë dialogut me përfaqësuesit e fjalës së lirë dhe ekspertët e fushës.“Rrjeti SafeJournalists i bën thirrje Gjykatës së Posaçme të pezullojë zbatimin e dispozitave të kundërshtuara që lidhen me median dhe të ndërmarrë një rishikim të fokusuar përmes konsultimit kuptimplotë me gazetarët, organizatat e medias, ekspertët ligjorë dhe shoqërinë civile” – nënvizon rrjeti në deklaratën e tij.Sipas organizatës për mbrojtjen e gazetarëve, garantimi i lirisë së informimit dhe ruajtja e hapësirës për raportim të pavarur mbeten shtyllat kryesore të transparencës publike, ndaj çdo kornizë e re rregullatore duhet të mbështetet mbi konsultimin me komunitetin e mediatikve.
Asociacioni i Gazetarëve:

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar pas hyrjes në fuqi, nga 1 shtatori, të Rregullores së re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.AGSH shpreh keqardhje dhe zhgënjim, duke theksuar se rregullorja u miratua pavarësisht shqetësimeve të ngritura më herët nga gazetarët dhe organizatat e medias, veçanërisht për kufizimin e përdorimit të telefonave celularë gjatë seancave gjyqësore.Në reagimin e saj, AGSH vlerëson nevojën për garantimin e mbarëvajtjes së proceseve gjyqësore, por thekson se kjo duhet të harmonizohet me të drejtën e gazetarëve për të raportuar dhe të publikut për t’u informuar. Asociacioni deklaron se do të vijojë dialogun, por paralajmëron se do të përdorë të gjitha mjetet për ta kundërshtuar vendimin.Reagim i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH):Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh keqardhjen dhe zhgënjimin që, prej sot, 1 shtator, ka hyrë në fuqi Rregullorja e re e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), pavarësisht shqetësimeve dhe rekomandimeve të ngritura më herët nga komuniteti i gazetarëve dhe organizatat vendase e ndërkombëtare të medias.AGSH kishte kërkuar që përpara hyrjes në fuqi të Rregullores të zhvillohej një proces konsultimi me gazetarët dhe organizatat përfaqësuese të medias, veçanërisht për dispozitat që ndikojnë drejtpërdrejt në punën e reporterëve, përfshirë kufizimin e përdorimit të telefonave celularë.
Anila Hoxha: Strategët ishin të zënë me rregulloren që kufizon gazetarët!
Anila Hoxha ka publikuar pamjet nga ambientet e gjykatës ku një i moshuar në karrocë me rrota, has vështirësi për të hyrë në ambientet e gjykatës.Në postimin e saj, Hoxha ngre pikëpyetje mbi investimin prej 104 milionë lekësh për ambientet e reja të GJKKO-së.

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar pamjet nga ambientet e gjykatës ku një i moshuar në karrocë me rrota, has vështirësi për të hyrë në ambientet e gjykatës.Në postimin e saj, Hoxha ngre pikëpyetje mbi investimin prej 104 milionë lekësh për ambientet e reja të GJKKO-së, të inauguruara më 11 maj 2026, duke theksuar se në pjesën e jashtme të godinës nuk është ndërtuar një rampë për personat me vështirësi në lëvizje.“Strategët ishin të zënë me hartimin e rregullores që censuron praninë e medias në gjykatë”, shkruan gazetarja, duke ironizuar faktin që ndërsa gjykata ka hartuar rregulla të reja për kontrollin e aksesit të medias, sipas saj, nuk ka zgjidhur një problem elementar të aksesueshmërisë së qytetarëve.Gazetarja Anilja Hoxha kundërshton kufizimet ndaj medias dhe i referohet standardeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut mbi publicitetin e proceseve gjyqësore dhe të drejtën e publikut për t’u informuar. “Në 11 maj 2026 gjykata e posacme inaguroi ambjentet e reja, stil amerikan. Investimi i alokuar nga AAPSK ishte 104 milione lekë. Mbas ceremonisë inaguruese se sa të efektiv është investimi e tregon paraqitja e këtij shtetasi si dëshmitar. GJKKO nuk kishte dhe nuk ka ndërtuar asnjë rampë në ambjentet e jashtme ndaj ai hyri me shumë vështiresi deri tek rampa që paraardhës të denjë e ndertuan atë kohë këtë godinë sipas modelit të BE.Sic duket ” strategët” ishin të zënë me hartimin e rregullores që censuron praninë e medias në gjykatë. Pavaresisht se gjyqet janë te hapura dhe për kete shprehet Strasburgu në dhjetra vendime. Meqë sot hyn be fuqi rregullorja e re, ja cfarë thotë ChatGPT që mjafton ti japësh ketë rregullore dhe konsideron ” devijim nga standartet e vendosura të Strasburgut”. Ja arsyetimi që rrezon praktikat e Teksasit të sjella si shembull për mbylljen e drejtësisë.Kur siguria errëson transparencën!Në çdo demokraci kushtetuese, drejtësia nuk është vetëm një proces institucional; ajo është një akt publik”, tha Anila Hoxha.


