Sport

LIVE Shqipëri-Bjellorusi/ Një penallti çliron kuqezinjtë, Asllani nuk gabon nga pika e bardhë dhe tund rrjetën e bjellorusëve

Kombëtarja hap sot në “Air Albania” fushatën e këtij sezoni të Ligës së Kombeve, ku synimi është një dhe i vetëm, ngjitja në ligën B.

Në 20:45 skuadra e trajnerit Rolando Maran zbret në fushën e blertë ndaj Bjellorusisë si favoritë për fitimin e ndeshjes.

Tekniku italian ka zgjedhur edhe 11-shen që zbret në fushën e blertë. Nuk ka surpriza, i ndikuar edhe nga problemet me dëmtime që e kanë karakterizuar Kombëtaren gjatë këtij grumbullimi.

Rikthim i madh për Berishën, që aktivizohet në portë, teksa një vend në 11-she ka edhe për Hysajn, i cili ende nuk ka gjetur ekip dhe po stërvitet me Vllazninë.

Vend titullari edhe Pilon në të majtë, teksa mesfusha dhe sulmi nuk kanë surpriza. Pritshmëri të mëdha për Muçin, i cili është lojtari më në formë i Kombëtares në këtë grumbullim.

Minutë pas minute: 

34’ Gooool Shqipëria!! Manaj ia lë 11-metërshin Asllanit, që godet dhe tregohet i saktë për 1-0.

32’ Gjimshiti arrin t’i marrë kohën kundërshtarit dhe fiton një penallti gjatë zhvillimeve të një goditjeje këndi.

31’ Bjellorusët vënë në vështirësi skuadrën tonë me vrapimet e shumta dhe nuk e lejojnë të dalë rrjedhshëm në sulm. Ende nuk kemi bërë gjuajtje në kuadratin e bjellorusëve.

20’ Ndeshja ul ritmin sa i përket rasteve, gabime, përplasje dhe faulle në mesfushë. Kombëtarja duket e paqartë në rrugën drejt portës kundërshtare.

7’ Kuqezinjtë tregohen “të butë” në mbrojtje dhe lejojnë rivalët të rrezikojnë me një gjuajtje rreth 10 metra distancë. Fatmirësisht pret Berisha, i ndihmuar edhe nga gjuajtja e dobët e miqve.

5’ Kuqezinjtë e nisin menjëherë me presing lart dhe tentojnë nga pozicione të ndryshme. Rasti më për tu shënuar: një goditje dënimi e ekzekutuar nga Manaj ngjitur me trekëndëshin e portës bjelloruse.

1′ Nis ndeshja në “Air Albania”.