I mori makinën fshehurazi të atit dhe bie në kanal, humb jetën 16-vjeçari në Pezë! Plagoset moshatari
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë me një të vdekur e një të plagosur. Viktima është një 16-vjeçar, ndërsa i plagosur jashtë rrezikut është shoku i tij 15 vjeç.
Të miturit ishin duke lëvizur me një automjet kur 16-vjeçari ka humbur kontrollin dhe ka rënë në kanal.
I mituri ia kishte marrë makinën fshehurazi të atit.


