Beqir Sina: Mark Rutte për Çmimin Nobel të Paqes dhe Donald Trump në kopertinën e Time 2026?
Beqir SINA – New York

Në një botë të ndarë nga tensione gjeopolitike, dy figura kanë tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar në vitin 2026. Ata janë Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, dhe Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara.
Mark Rutte, ish-kryeministër holandez, ka përfaqësuar NATO-n në çështje të sigurisë europiane.
Në fillim të tetorit 2026, ai mori në emër të aleancës Çmimin e Paqes së Westfalisë në Münster, Gjermani. Ky çmim, i lidhur me traktatet e 1648 që i dhanë fund Luftës Tridhjetëvjeçare, u justifikua me rolin e NATO-s në ruajtjen e paqes përmes parandalimit.
Rutte, theksoi se forca ushtarake parandalon konfliktet dhe se aleanca ka mbrojtur Europën për më shumë se 75 vjet. Ai kritikoi Rusinë për veprime hibride dhe mbështeti Ukrainën, duke parashikuar dështimin e strategjive të Putinit.
Megjithatë, çmimi shkaktoi protesta. Demonstruesit e quajtën atë “vrasës” dhe e akuzuan për përshkallëzim të tensioneve.
Disa komentues kanë spekuluar se angazhimi i tij për stabilitetin transatlantik, dhe parandalimin e konflikteve më të gjera mund ta bënte kandidat për Çmimin Nobel të Paqes në Norvegji këtë nëntor.
Nobel-i i Paqes shpërblehet për kontribut konkret në paqe, jo thjesht për diplomaci ushtarake.
Megjithatë, duhet pranuar se deri më tani, nuk ka lajm zyrtar për nominimin e tij.
Në anën tjetër, Donald Trump vazhdon të dominojë skenën globale.
Në tetor 2026, Time e vendosi sërish në kopertinë, duke e bërë atë personin me më shumë paraqitje në historinë e revistës – 56 herë, duke kaluar rekordin e Richard Nixon.
Intervista e fundit me të mbuloi temën e Iranit, ekonomisë, AI-së dhe renovimeve në Shtëpinë e Bardhë. Trump, është emëruar Person i Vitit dy herë më parë (2016 dhe 2024).
Për 2026, ai mbetet kandidat i fortë në parashikime, edhe pse konkuron me figura të tjera të fuqishme për të marr kopertinën e “Person i Vitit 2026” thonë ekspertët anerikan .
Ndikimi i tij në politikën e jashtme, tregti dhe aleanca mbetet qendror.
Sipas gazetarve dhe analistve amerikan Rutter dhe Trump janë dy shembujt që tregojnë se “paqja” dhe “ndikimi” shpesh maten me standarde të ndryshme.
“Rutte përfaqëson qasjen institucionale të sigurisë kolektive. Trump, personifikon fuqinë e vendimeve të drejtpërdrejta dhe ndryshimin e rendit global.”
Në një vit të tensionuar, këto dy rrugë mbeten në qendër të debatit mbi atë se kush e formëson më shumë të ardhmen. Le të shikojm se kush fiton!


