Frank Shkreli: Kosova zgjodhi Presidenten, tani duhet të zgjedhë rrugën
Disa mendime mbi zgjedhjen e Presidentes së re të Kosovës
Nga Frank Shkreli * Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*
81 votat e Kuvendit duhet të kenë një kuptim më të madh se zgjedhja e një Presidenteje. Ato duhet të shënojnë fundin e një kulture politike ku partia vendoset mbi shtetin, lideri mbi institucionin dhe interesi elektoral mbi interesin kombëtar. Kjo vlen veçanërisht për forcën politike që ka dominuar politikën kosovare vitet e fundit. Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë marrë përgjegjësi të mëdha për drejtimin e Kosovës. Është e drejtë që të vlerësohen për ato që kanë bërë, por është po aq e drejtë që të kritikohen për ato që nuk kanë bërë.

Më në fund, Kuvendi i Kosovës bëri atë që duhej të kishte bërë prej kohësh: zgjodhi Presidenten e Republikës. Justina Shiroka-Pula mori 81 vota dhe, me këtë votim, Kosova shmangu një tjetër përplasje institucionale dhe një tjetër cikël krize dhe pasigurie politike. Por zgjedhja e Presidentes nuk duhet të interpretohet si fund i krizës. Përkundrazi, ajo duhet të jetë fillimi i një prove të re për klasën politike të Kosovës.
Zgjedhja e Presidentes është bërë. Tani duhet të bëhet zgjedhja më e rëndësishme: Kosova duhet të zgjedhë shtetin mbi partinë, aleancën mbi izolimin, demokracinë mbi populizmin dhe Perëndimin mbi çdo aventurë politike. Në këtë ditë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, urimi im i sinqertë shkon për Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, i uroj suksese në detyrën e lartë dhe të vështirë që sapo ka marrë përsipër. Uroj që Presidenca e saj të jetë një institucion i unitetit, i dialogut dhe i forcimit të shtetit, mbi ndarjet dhe interesat partiake

Presidentja e re e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula
Përtej politikës dhe institucioneve shtetërore, emri i presidentes së re sjell edhe një simbolikë të veçantë shqiptare: një bijë shkodrane që u bë nuse Peje dhe që sot merr përgjegjësinë më të lartë shtetërore në Kosovë.
Kjo është një histori që bashkon dy qytete, dy treva dhe një hapësirë të përbashkët të trojeve shqiptare – Shkodrën dhe Pejën – përmes jetës, familjes dhe kontributit të një gruaje që tashmë do të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Pyetja tani nuk është vetëm kush do të jetë Presidente. Pyetja është: a do të vazhdojë Kosova të qeveriset nga logjika e përplasjes partiake, apo më në fund do të fillojë të sillet si një shtet që e di se cilat janë interesat e tij strategjike? Sepse Kosova nuk ka më kohë për të humbur. 81 vota nuk mjaftojnë për të ndryshuar politikën. Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës ishte rezultat i një kompromisi politik. Dhe kompromisi, në një demokraci, nuk është turp. Përkundrazi, është pjesë e kulturës demokratike. Por Kosova ka parë mjaft marrëveshje që zgjasin vetëm deri në momentin kur partitë marrin atë që duan. Prandaj, 81 votat e Kuvendit duhet të kenë një kuptim më të madh se zgjedhja e një Presidenteje. Ato duhet të shënojnë fundin e një kulture politike ku partia vendoset mbi shtetin, lideri mbi institucionin dhe interesi elektoral mbi interesin kombëtar. Kjo vlen veçanërisht për forcën politike që ka dominuar politikën kosovare vitet e fundit. Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë marrë përgjegjësi të mëdha për drejtimin e Kosovës. Është e drejtë që të vlerësohen për ato që kanë bërë, por është po aq e drejtë që të kritikohen për ato që nuk kanë bërë. Një qeveri nuk gjykohet vetëm nga mbështetja që merr nga votuesit. Frank Shkreli: Një apel për politikën shqiptare që të shohë veten në pasqyrën e demokracisë | Gazeta Telegraf. Ajo gjykohet edhe nga aftësia për të ruajtur aleancat, për të forcuar institucionet dhe për të kuptuar kufijtë midis interesit partiak dhe interesit shtetëror. Dhe këtu Kosova ka ende shumë punë për të bërë. Washingtoni zyrtar nuk është kundërshtar i Prishtinës. Një nga gabimet më të rrezikshme të politikës kosovare do të ishte krijimi i përshtypjes se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të trajtohen si një çështje e zakonshme diplomatike. Nuk janë! Për Kosovën, marrëdhënia me SHBA-në është strategjike, historike dhe ekzistenciale.

Shqiptarët dhe gjithë bota e di se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë një spektator i historisë së Kosovës. Kanë qenë ndër aktorët kryesorë që ndihmuan në çlirimin e saj dhe në krijimin e rrethanave që çuan drejt pavarësisë. Prandaj, çdo qeveri në Prishtinë ka detyrimin moral dhe kombëtar të ruajë këtë marrëdhënie. Kjo nuk do të thotë se Kosova duhet të heqë dorë nga interesat e veta. Jo, por do të thotë se duhet të ketë zotësi dhe mençuri diplomatiko-strategjike për t’i mbrojtur ato interesa në bashkëpunim me aleatët perëndimorë. Një shtet i vogël duhet dhe mund të ketë dinjitet dhe mund dhe duhet të ketë edhe qëndrime të forta në interes të vet. Por nuk mund të ketë luksin të humbasë aleatët.
Shqiptarët kanë bërë zgjedhjen e tyre historike. Është Perëndimi, bota euro-atlantike. Kjo zgjedhje e shqiptarëve nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga asnjë qeveri, parti apo lider. Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës mund të jetë një mundësi për një fillim të ri. Por vetëm nëse politika e Prishtinës zyrtare kupton se kompromisi që solli Presidenten duhet të pasohet nga një kompromis më i madh për shtetin. Kosova nuk ka nevojë për një luftë tjetër politike. 
Me të drejtë është thënë shpesh gjatë këtij procesi se Presidenti/ja e re duhet të jetë mbi partitë. Në këtë pikë, përgjegjësia e Justina Shiroka-Pulës bëhet veçanërisht e madhe. Ajo duhet të tregojë se Presidenca nuk do të jetë një tjetër zyrë e luftës së brendshme politike. Duhet të jetë institucioni që bashkon atë që politika partiake shpesh e ndan. Presidentja e re, në fjalën e parë drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës deklaroi se do të jetë Presidente e të gjithë qytetarëve dhe se orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet themelor. Fjalimi i Presidentes Justina Shiroka Pula në Kuvendin e Republikës së Kosovës – Presidente e Republikës së Kosovës. Kjo duhet të jetë më shumë se një deklaratë ceremoniale. Kosova duhet ta kthejë orientimin euroatlantik në një doktrinë të politikës së saj shtetërore, ashtu siç duhet të bëjë edhe Shqipëria e mbarë trojet shqiptare. Dhe kjo do të thotë shumë më tepër sesa flamujt amerikanë dhe evropianë vendosur në zyrat dhe në ceremonitë zyrtare.
Orientimi euro-atlantik – siç e kam thënë shpeshherë nuk është një botë e përsosur, por kryesisht dhe në përgjithësi do të thotë demokraci funksionale. Do të thotë sundim ligji. Do të thotë luftë kundër korrupsionit. Do të thotë ekonomi konkurruese. Do të thotë media të lira. Do të thotë respekt për institucionet. Dhe mbi të gjitha, do të thotë besueshmëri ndaj miqve dhe aleatëve. “Me të vërtetë, është thënë se demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, përveç të gjitha atyre formave të tjera që janë provuar…”, e që kanë dështuar, është shprehur dikurë Winston Churchilli.
Me këtë rast, të gjithë që ia duam të mirën Kosovës, urojmë që me zgjedhjen e Presidentes së re, Kosova të dalë nga politika e përhershme e krizës. Nuk është normale që një shtet i pavarur të kalojë vazhdimisht nga një krizë institucionale në tjetrën. As nuk është normale që zgjedhja e Presidentit të rrezikonte të kthehej në një krizë kushtetuese. Nuk është normale as që partitë politike të shpenzojnë energjinë e vendit në përplasje të pafundme politike , ndërkohë që Kosova përballet me sfida shumë më të mëdha. Njohjet ndërkombëtare ende nuk janë aty ku duhet të jenë. Kosova ende nuk është pjesë e plotë e arkitekturës euroatlantike. Dialogu me Serbinë mbetet i vështirë. Qytetarët vazhdojnë të përballen me probleme ekonomike dhe sociale. Dhe një pjesë e konsiderueshme e rinisë vazhdon të shohë emigrimin si të vetmen alternativë. Përballë këtyre problemeve, politika nuk mund të vazhdojë të sillet sikur beteja kryesore është se kush e fiton konferencën e radhës për shtyp. Beteja e vërtetë është për shtetin. Edhe Shqipëria duhet ta kuptojë përgjegjësinë e saj. Kjo nuk është vetëm çështje e Prishtinës. Është edhe një provë për Tiranën. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të ndryshme dhe duhet të respektojnë sovranitetin dhe institucionet e njëra-tjetrës. Por kanë një interes strategjik të përbashkët: të jenë pjesë e pandashme e botës perëndimore. Prandaj, politika shqiptare në të dy anët e kufirit duhet të ketë më shumë shtetësi dhe më pak protagonizëm. Më shumë koordinim dhe më pak retorikë. Më shumë Washington dhe Bruksel si partnerë strategjikë dhe më pak përdorim të marrëdhënieve ndërkombëtare për konsum politik të brendshëm. Frank Shkreli: Nga Washingtoni në Bruksel, Shqipëria ka përpara një mundësi që kërkon vendim, jo më shumë justifikime | Gazeta Telegraf, Shqiptarët kanë bërë zgjedhjen e tyre historike. Është Perëndimi, bota euro-atlantike. Kjo zgjedhje e shqiptarëve nuk duhet të vihet në pikëpyetje nga asnjë qeveri, parti apo lider. Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës mund të jetë një mundësi për një fillim të ri. Por vetëm nëse politika e Prishtinës zyrtare kupton se kompromisi që solli Presidenten duhet të pasohet nga një kompromis më i madh për shtetin. Kosova nuk ka nevojë për një luftë tjetër politike. Ka nevojë për një marrëveshje kombëtare për demokracinë, për aleancën me SHBA-në, për integrimin evropian, për sundimin e ligjit dhe për forcimin e shtetit.

Presidentja e re duhet të jetë një nga zërat kryesorë të kësaj marrëveshjeje. Qeveria duhet ta mbështesë. Opozita duhet të kontribuojë. Shoqëria civile dhe media duhet ta kërkojnë. Dhe qytetarët duhet ta imponojnë me votën e tyre. Sepse Kosova ka kaluar shumë për të mbetur peng i konflikteve politike të ditës. Ajo u krijua si shtet me një sakrificë të jashtëzakonshme dhe me mbështetjen e një aleance historike me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën. Prandaj, nuk ka kuptim të fitohet liria dhe të humbet drejtimi. Zgjedhja e Presidentes është bërë. Tani duhet të bëhet zgjedhja më e rëndësishme: Kosova duhet të zgjedhë shtetin mbi partinë, aleancën mbi izolimin, demokracinë mbi populizmin dhe Perëndimin mbi çdo aventurë politike. Ky është momenti që politika e Kosovës të dëshmojë se ka mësuar nga krizat e saj. Sepse historia nuk i fal kombet që kanë mundësi për të ecur përpara dhe zgjedhin të humbin kohën duke u grindur me njëri-tjetrin. Kosova nuk duhet ta humbasë këtë mundësi. As Shqipëria. As shqiptarët. Në këtë ditë të rëndësishme për Republikën e Kosovës, urimi im i sinqertë shkon për Presidenten e re, Justina Shiroka-Pula, i uroj suksese në detyrën e lartë dhe të vështirë që sapo ka marrë përsipër. Uroj që Presidenca e saj të jetë një institucion i unitetit, i dialogut dhe i forcimit të shtetit — mbi ndarjet dhe interesat partiake. Republikës së Kosovës i uroj që kjo ditë të shënojë një fillim të ri me më shumë stabilitet, më shumë demokraci, më shumë bashkëpunim institucional dhe një orientim të palëkundur drejt familjes së madhe euroatlantike.


