OpinionShëndetësi

Dr. Zekri Palushi: Kolesteroli dhe Statinat, një skemë mashtruese, e rrezikshme

(Faktet tregojnë se pa kolesterol s’ka jetë)


Dr. Zekri Palushi, Australi

LDL e përdorë për  ta transportuar kolesterolin, aty ku duhet, ndërsa HDL e përdorë për të mbledhur tepricat e kolesterolit, të cilat i kthen në mëlçi, për t’i ricikluar.

Një studjues shkencor thotë se: “çuditërisht, që nga viti 1970, kolesteroli është quajtur i ‘keq’, dhe kjo është njëlloj sikur të thuash se një makinë zjarrfikëse ësht e keqe, sepse shkon për të shuar zjarrin’’!                           

Që nga vitet 1950, për të justifikuar sëmundjet cardio-vasculare, mjekësia moderne është përqendruar kryesisht tek  kolesteroli, duke na thënë se ai  është i rrezikshëm, yndyrnat e ngopura rrisin nivelin e kolesterolit, dhe nga rritja e nivelit të kolesterolit, bllokohen arteriet coronare, etj. duke ju shmangur kështu shkaktarëve rrënjësor të kësaj sëmundje!

Ndërkohë, tashmë dihet se në themel të zhvillimit të këtij procesi, qëndon një kombinim shumë faktorial dhe unë deri tani, (në shkrimet e mëparshme, të botuara nga gazeta Telegraf.al), kam folur për Homocysteinën, dhe Histaminën),  por kam folur ëdhe për kolesterolin, e statinat, – megjithatë, e shoh të arsyeshme që edhe sot të ndalem pak tek lidhjet e ngushta, që ekzistojnë në mes të kolesterolit, dhe  statinave, në drejtim të dëmtimeve të shumta që sejcili prej tyre, dhe të dy sëbashku, i kanë sjellë njerëzve, –dhe në fund, do të përqdrohem në një faktor tjetër, shumë të rëndësishëm, që mund të jetë edhe shkaktari kryesorë i  sëmundjeve coronare, -pra në atë, që sot e quajnë SCORBUTI lokal, (focal scurvey), i arterieve coronare.

Fatkeqësisht, kjo narrativë, rreth kolesterolit, (kur rreth 80% e të cilit e prodhohet nga melçia, dhe zorrët, dhe vetëm rreth 20% merret nga ushqimi), u bë mjaft popullore, dhe u pranua me shumë lehtësi nga shumica e popullsisë, aq sa do të mjaftonte që në një analizë gjaku të raportohej një  anormalitet i vogël, për ta kthyer një person të shëndetshëm, në një pacjent të përjetshëm.

Ndërkohë, pa kolesterol s’ka jetë, ai është esencial, është molekulë-nanë, prej së cilës prodhohen hormonet steroide si,  Cortisoli, Corticosteroni, Testosteroni, Estrogjeni, Progesteroni, etj. pa kolesterol, dielli nuk mund të sintetizojë vitaminën D, në lëkurën e trupit.  Ai është një komponent i domosdoshëm i membranës qelizore, dhe një nga substancat më të rëndësishme të trupit te njeriut, pa të cilin,  truri nuk mund të funksionojë, rreth 25 % e kolesterolit total të trupit, gjendet në trurin e njeriut, dhe është aq i rëndësishëm, sa që Zoti e ka paisur këtë organ, me një ‘makineri’ prodhuese, të veçantë, (independente), që  prodhon kolesterol, kur t’i duhet, dhe sa t’i duhet. Kolesteroli është një nga komponentët kryesorë të  mbështjellses, apo kllëfit të fibrave nervore, pra i myelinës, (imagjinoni se çfar problemesh mund të ndodhnin, në ato raste kur dëmtohet ky këllëf-izolues, i fijeve nervore! Këtu do tju kujtoja multipëll sklerozën, një sëmundje jo e rrallë, ku në themel të sajë qëndron, shkatrrimi i mielinës.

 

                                                                 -01-

Kolesteroli, është edhe një suportues i jashtëzakonshëm i Sistemit Imunitar, dhe njëkohësisht, është edhe një antioxidant tepër i fuqishëm.

Një mashtrim në vete, është edhe klasifikimi i qëllimshëm i kolesterolit në ‘të mirë’, (HDL), dhe në ‘të keq’ (LDL), kur në fakt, këtu kemi të bëjmë me të njejtën molekulë, (ekzaktësisht të njejtë), -pra, kemi të bëjmë me një ingridient të domosdoshëm, që  i duhet trupit tonë, ta shpërndajë gjithandej, për të pasur një një zhvillim të shëndetshëm. Për të bërë këtë shpërndarje, trupi njeriut, ven në përdorim dy mjete transporti,  LDL e përdorë për  ta transportuar kolesterolin, aty ku duhet, ndërsa HDL e përdorë për të mbledhur tepricat e kolesterolit, të cilat i kthen në mëlçi, për t’i ricikluar.

Një studjues shkencor thotë se: ‘’çuditërisht, që nga viti 1970, kolesteroli është quajtur i ‘keq’, -dhe kjo është njëlloj sikur të thuash se një makinë zjarrfikëse ësht e keqe, sepse shkon për të shuar zjarrin’’!

    Janë mbi 900 studime që dokumentojnë efektet anësore të shkaktuara nga ulja e kolesterolëit, dhe marrja e statinave, -pra ilaçeve kundra kolesterolit,  këtu, po përmendim disa prej tyre:

Sëmundja e Alzheimer-it, dhe Canceri. -Përveç nivelit të ulët të kolesterolit në gjak, këto dy probleme shkaktohen edhe nga marrja e statinave, kjo, për arsye se statinat reduktojnë nivelin e proteinës ABCA7, e cila mbron trurin ndaj këtyre sëmundjeve. Në lidhje me këtë, një studim shkencorë i Universitetit të Sistemit Shëndetësor në Pennsylvania të Amerikës, ka gjetur se statinat e ulin nivelin e kësaj proteine, deri në 40%, pra, një ulje e mjaftueshme për të shkaktuar sëmundjen Alzheimer-it. Po kështu, dihet mirë se kolesteroli prodhohet nga të njejtat rrugë metabolike që prodhojnë edhe substancat natyrale të trupit tonë, që luftojnë kundra kancerit. Pra, bllokimi i këtyre rrugëve, krahas uljes së kolesterolit, -kompromenton edhe sistemin natyral, që trupi jonë ka, për të luftuar kundra sëmundjeve kanceroze.

                                                       -03-

DEMENTIA, (humbja e intelektit, dhe memories), -edhe kjo gjendje, sipas një studimi shkencor të ndërmarrë nga Universiteti Monash, në Australi, -që ka analizuar një grup prej 18,294 njerëzve, ka gjetur se, marrja e statinave reducton nivelin e TRIGLYCERIDEVE, një yndyrë, që truri e përdorë si burim kryesorë energjie. Pra, nivele të ulta të yndyrnave, dyfishojnë rriskun e dementia.

Nuk po shkoj më tej, në përmendjen e dëmtimeve të shumta që shkaktohen nga ulja e niveleve të kolesterolit, (mbasi kemi folur për to, edhe në shkrimet e mëparshme), -por po ju citoj vetëm një thënjë të formuluar nga studjues të ndryshëm shkencorë, të cilët, konkludojnë se: ‘’Kjo nuk është vetëm një shkencë e keqe, por është edhe një neglizhencë kriminale, -që ka shkaktuar miliona vdekje të panevojshme’’

 Si arritëm deri këtu,  që të luftojmë me kaq pasion,kundra një substance kaq të rëndësishme për jetën tonë?

   Pas Luftës së Dytë Botërore, (jo aksidentalisht), filloj prodhimi me bollëk i ushqimeve të ultra-procesuara. Ata gjendeshin kudo, me shumicë dhe prodhoheshin me afate të gjata skadimi, dyqanet ishin plot, çmimet ishin të lira, e kështu, njerëzit ishin mjaft të kënaqur, prandaj filluan t’i shmagnin gatimet në shtëpi, dhe tju  përveshën me shumë zell, këtyre lloj ushqimesh. Si pasojë, rreth viteve 1950, e në vazhdim, sëmundjet e zemrës arritën në shifra epidemike. Dhe për të justifikuar këtë epidemi, Industria Ushqimore, dhe sistemi mjekësor, formuan jnë aleancë vdekje-prurëse, në dëm të shëndetit të njeriut, por me përfitime të mëdha.

Në këtë situatë, ata nuk do të fajsonin veten, – por, do tju duhej të gjenin një shkaktar tjetër, për ta fajsuar. Sigurisht që për to, nuk ishte aspak e vështirë ta gjenin, apo sajonin këtë, nëpërmjet një ‘studimi’ të rrealizuar nga Ancel Keys, (për këtë ’studim’ kam folur më me hollësi, në artikujt e mëparshëm, të botuar po nga gazeta Telegraf).  Ai, në ‘’studimet’’ e tij, gjatë vitit 1950, arriti në konkluzionin se nëpërmjet konsumimit të mishit të kuq, gjalpit, vezëve, dhe prodhimeve të qumështit, njerëzit marrin yndyrna të ngopura (saturatet fat), pra, indirekt, në studimet e tij, ai targetonte kolesterolin, duke e fajsuar atë, si shkaktar të sëmundjeve të zemrës. Fatkeqësisht, -në atë periudhë, Shoqata Amerikane e Zemrës, ishte akoma në rritje, dhe për koincidencë,  kishte marrë disa fonde nga kompania Procter & Gamble,  prodhimi kryesorë i së cilës ishte vaji vegjetal i hidrogjenuar, -konsumatorët kryesor të së cilit, ishin Industritë Ushqimore, që e përdornin këtë vaj, për të prodhuar ushqimet e ultra-procesuara. Si rrjedhojë, edhe kjo organizatë, filloj fushatën e promovimit të vajrave vegjetale, dhe dekurajimin e përdorimit të yndyrnave të ngopura. Kështu pra, gjithkund u përhap besimi se një dietë e yndyrëshme, rritë nivelin e kolesterolit, i cili në vetvete bllokon arteriet koronare, dhe shkakton eventet kardio-vaskulare. Kjo narrativë, u përqafu edhe qeveritë e vendeve të ndryshme, të cilat filluan të nxjerrin udhëzime dietetike, ku rrekomandoheshin ushqimet me përmbajtje të lartë karbohidratesh, dhe nivele të ulta yndyrnash, kjo agjendë, e çoi edhe më tej, rritjen drastike të obezitetit, diabetit, dhe sëmundjeve kardio-vaskulare.

-04-

Sigurisht që kjo situatë e krijuar, kërkonte një zgjidhje të shpejtë, –e cila, sigurisht që u gjet, po me lehtësi,  dhe kështu, në vitin 1987, erdhi në treg grupi i  STATINAVE, (Atorvastatin, [lipitor] ;Rosuvostatin, [Crestor]; Simvastatin, [Zocor/Zetia/Lipex/Simcor]; Pravastatin, [Pravachol/Lipostat/Cholstat/Selektine/Vastoran]; Fluvastatin [Lescol XL]; Lovastatin [Livalo]).

Siq dihet, këto ilaçe, për të ulur nivelin e kolesterolit, u duhet që të bllokojnë një enzimë specifike të mëlçisë, të quajtur HMG-CoA reductase , (e cila është përgjegjëse për prodhimin e kolesterolit), në qelizat e mëlçisë, (dhe të zorrëve). Këtu ja vlen të përmendet se në të njejtën rrugë, prodhohet edhe coenzima Q10, -një molekulë kritike, tepër e rëndësishme, që merr pjesë në prodhimin e energjisë qelizore, veçanërisht në zemër. (kjo është arsyeja, që shumë prej përdoruesve të këtij grupi, ndjejnë një lodhje të përgjithëshme, që shoqërohet me një dobësi të pashpjegueshme, lodhje të vazhdueshme, energji të pakta, dhe dhimbje muskulare, që mund të progresojnë në një gjendje të rëndë shëndetësore, që quhet Myasthenia Gravis, (një problem kronik, jetë-kërcnese, që shoqërohet me rënje të palpebrave, veshtërsi në gëlltitje dhe pamje të dubluar, (pra, një objekt e shikon si dy imazhe).

Për veç këtyre, kemi edhe një gjendje tjetër, të quajtur ‘Truri Statin-ik’, që shoqërohet me humbje të memorjes, mjegullim të trurit, mungesë të përqendrimit, konfuzion, ulje të nivelit intelektual.

Kemi Diabetin e tipit 2, ku sipas një studimi të vitit 2025, në përdoruesit e statinave, rrisku i këtij diabetit rritet 3 fish.

Nuk po shkoj më tej në përshkrimin e efekteve negative të shkaktuara nga  statinat, por më duhet tju kujtoj se çdo ilaç mund të ketë efekte negative, por efektet anësore të këtyre ilaçeve, shifen menjëherë,  psh.: ndjenja për të vjellur, të vjella, dhimbje koke, marrje mëndësh, alergji të ndryshme, kryesisht të shfaqura në lëkurë, etj. etj. ndërsa  efektet anësore të statinave, janë ndryshe, ata zhvillohen ngadalë, pas shumë muajsh, apo vitesh, e kështu, humbë vigjilenca, dhe askujt s’i shkon në mendje se problemet e lartpërmendura janë pasojë e marrjes së statinave, -në këtë rast, edhe doktori nuk e vret mendjen shumë, ai pa u thelluar, në bazë të ankesave tuaja, vendos një diagnozë tjetër, për të cilën, u jep edhe ilaçet përkatës, duke ju shtuar kështu, edhe një sëmundje tjetër, që në fakt se keni!

Janë mbi 900 studime që dokumentojnë efektet anësore të shkaktuara nga ulja e kolesterolëit, dhe marrja e statinave, pra ilaçeve kundra kolesterolit,  këtu, po përmendim disa prej tyre:

Sëmundja e Alzheimer-it, dhe Canceri. Përveç nivelit të ulët të kolesterolit në gjak, këto dy probleme shkaktohen edhe nga marrja e statinave, kjo, për arsye se statinat reduktojnë nivelin e proteinës ABCA7, e cila mbron trurin ndaj këtyre sëmundjeve.

                                                              -05-

 

Të dashur bashkatdhetar! Edhe pse, tashmë dëmtimet nga marrja e statinave janë të studjuara, dhe të konfirmuara, asgjë s’ka ndryshuar, -dhe as mos prisni që të ndryshojë, sepse vetëm me LIPITORIN, Big-Pharma përfiton rreth 140 miliard dollar në vit. Një e keqe tjetër, shumë e madhe është se, kompanitë  farmaceutike, që i prodhojnë këta ilaçe, bëjnë edhe financimin e studimeve në lidhje  me to. Përveç kësaj, po këto kompani, kontrollojnë edhe rezultatet e ‘’gjetjeve shkencore’’, të cilat, pastaj publikohen nga mediat e preferuara, që ata sigurisht i paguajn!!!

Prandaj, ky narativ mbijeton, jo pse është i vërtetë, por sepse jemi të detyruar ta besojmë, dhe e keqja më e madhe është se edhe sot, vazhdohet që të rrekomandohen, si ulja poshtë-e-më poshtë e kolesterolit, ashtu dhe marrja e përjetëshme e statinave, për më keq, dhënja e tyre rrekomandohet edhe për fëmijët, -dhe shkohet deri aty sa mendohet për t’i përdorur statinat si profilaksi, për të gjithë popullsinë,  -në këtë kontekst, ka shumë doktorë, që për t’a lehtësuar marrjen e statinave nga të gjithë, – sygjerojnë hedhjen e tyre, në rrezervuaret e ujit.

Tani le të kthehemi tek objekti kryesorë i këtij shkrimi, pra tek: Skorbuti fokal i arterieve coronare,  që vjen si rrezultat i pamjaftueshmërisë së vitaminës C.

Siç dihet, vitamina C, është një komponent i domosdoshëm,  jo vetëm për formimin e KOLAGJENIT, por edhe për mirëmbajtjen e tij. Ndërkohë, vetë kolagjeni, është një prej komponentëve kresorë, struktural, të murit të arterieve. Kështu pra, një pamjaftueshmëri kronike e vitaminës C, është përgjegjëse për inicimin e sëmundjes së arterieve, -si rrezultat i së cilës, gradualisht  në muret arteriale, del jashtë kontrollit formimi i pllakave arterosklerotike, -megjithatë, trupi i njeriut, përpiqet në mënyrë të vazhdueshme, për t’i fortifikuar arteriet e tij, -në këto përpjekje, konsumohet kolagjen,  e si rezultat i uljes së sasisë së tij, ky fortifikimi, dhe cilësia e murit arterial dobësohen.Pra, edhe pse njerëzit shpenzojnë miliarda dollarë në vit, për  marrjen e  statinave, që të ulin nivelin e kolesterolit në gjakë, fillon destabilizimi i pllakës aterosclerotike, duke filluar kështu bllokimin e lumenit të arteries coronare, -dhe në vartësi të  shkallës së këtij bllokimi, kemi  edhe shenjat përkatëse, -dhe kur bllokim është i plotë, atëhere kemi të bëjmë me një urgjencë të vërtetë mjekësore, -pra me infarktin acut të zemrës.

Ndërkohë që kjo sëmundje mund të ishte parandaluar me sukses, nëse do të krijojnim një ambjent të pasur dhe të qëndrueshëm të vitaminës C, në arteriet koronare. Fatkeqësisht, – trupi i njeriut nuk e sintetizon vitaminën C, dhe nga ana tjetër, pothuajse të gjithë risk-faktorët që shkaktojnë sëmundjet koronare, jo vetëm që kontribojnë në deficitin e vitaminës C, por e keqësojnë edhe më tepër këtë deficit.

Një rishikim i plotë, i evidencës shkencore,  konkludon se: nqs arteriet coronare, do të kishin një akses të pandërprerë dhe të bollshëm të vitaminës C, atëherë në muret e tyre, kurrë nuk do të krijoheshin pllaka aterosclerotike, që një ditë mund të bllokonin lumenin e tyre.

     Në këtë rast do të thoja se, edhe  ata që shqetësohen për kolesterolin, duhet të dinë se në shumë studime shkencore është konkluduar se vitamina C, -jo vetëm që kufizon shumë, por edhe mund të prevenojë impaktin negativ të kolesterolit, dhe Triglicerideve në zhvillimin e arteriosklerozës.

-06-

Siç dihet edhe tensioni i lartë i gjakut,  është një risk-faktor, ai mund të jetë një nga përshpejtuesit e procesit të sëmundjeve koronare. Edhe në këtë rast, punimet shkencore tregojnë se -një suplementim i mjaftueshëm i vitaminës C, është i dmd, për të pasur, dhe mbajtur një nivel optimal të kolagjenit në enët e gjakut. Një sasi e mirë, dhe me kualitet të lartë kolagjeni, është e dmd, për të ruajtur, dhe mbajtur integritetin arterial,  kur tensioni i gjakut është i lartë, (por edhe kur është normal). Shumë studime të tjera tregojnë se një nivel adekuat i vitaminës C, e ulë tensionin e gjakut, dhe mbron arteriet coronare nga dëmtimi i një presioni eksesiv.

Siç thamë më sipër, tashmë pranohen mbi 20 faktor-risku, si shkaktar të sëmundjeve cardio-vasculare, por në të vërtetë, asnjë prej tyre, individualisht, (apo të gjithë së bashku), nuk janë në gjendje t’i iniciojnë këto sëmundje. Ndërsa, fakte të shumta tregojnë se bllokimet e arerieve coronare, kan një rrënjë të vetme, që fillon vetëm atëherë kur shtresa intimale, (intima) e arterieve coronare fillon të shkolitet. INTIMA  përbëhet nga një shtresë e vetme qelizash që funksionojnë si ‘pllakat qeramike në murë’, -për lidhjen apo ‘çimentosjen’ e tyre, trupi përdor një substancë si-gjelatinë,  që quhet ground substance. Përsa kohë, që kjo substancë ngjitëse mbetet e shëndetëshme, këto qeliza qëndrojnë në vendin e duhur, duke ushtruar aty, rrollin mbrojtës, kundra sëmundjes së arterieve koronare, por nëse kjo substacë fillon të lëngëzohet, atëhere edhe lidhja në mes këtyre qelizave fillon të dobësohet, e kështu krijohen hapësira në mes tyre, duke i dhënë mundësi krijimit të substancës pllakë-formuese, për të hyrë më me letësi në gjak.

Po kush e shkakton dobësimin e  kësaj ‘çimentoje’? Studimet shkencore thonë se -është pamjaftueshmëria lokale e vitaminës C, në arteriet coronare,  që ata e quajnë FOCAL SCURVY (skorbut fokal). Pra, nisur nga ky fakt, mund të themi me një bindje të plotë se:  shkaktar i vetmëm, i bllokimit të arterieve coronare është pa-mjaftushmëria e vitaminës C në këto arterie.

Një shembull klasik demonstrativë, që ilustron rrolin e jashtëzakonshm, të vitaminës C, në semundjen e arterieve coronare, jepet nga  Weston Price, një dentist i famshëm, the praktikues i mjekësisë integrative, i cili kishte testuar mbi 5000 ekstrakte mbushesh-dentare, të kanalit të rrënjës së dhëmbëve për përmbajtje potenciale toksinash, dhe në fakt, analizimi laboratorik, në të gjitha këto ekstrakte, gjeti përmbatje toksinash. Po kështu, studime të mëtejshme, provuan se këta toxina, së bashku me infeksionet që prodhohen prej tyre, bëjnë që kanalet e rrënjëve të dhëmbëve, të jenë reduktuesit më të mëdhej, të vitaminës C, në trupit tonë. Në këtë kontekst, ai tregon për një shok të afërt të tij, i cili, edhe pas intalimit të një Y-stent në arterien coronare të bllokuar,  vazhdonte të kishte probleme, e kështu, brenda një përjudhe të  shkurt, stente të tjera i ishin instaluar.  Atëherë, ky (pra dentisti), i rekomandon shokut të tij, që të hiqte mbushjen e vetme, që ai kohë më parë, kishte ba, në një dhëmb. Çuditërisht, vetëm atëherë, me heqjen e mbushjes së dhëmbit, ikën edhe dhimbjet e zemrës, dhe është e kuptueshme se njëherësh, edhe bllokimi i coronareve ndaloj progresimin e tij të shpejtë,  gjë që u vertetua nga një  kontroll kardiologjik, pas 5 vitesh, ku stentet u gjetën të pasterta, ashtu siç kishin qenë në ditën e instalimit të tyre! Sigurisht, pacjenti kishte marrë rregullisht, çdo ditë 9 gram vitaminë C -LIPOSOMAL, 9 gr.  (Këtu duhet të sqaroj se ky pacjent, merrte rregullisht vitaminë C, por për arsyet që thamë më lart, niveli i kësaj vitamine ishte ulur shumë, prandaj edhe  nuk e kishte ndihmuar).

-07-

Pra, çfar duhet të bëjmë ne tani? 

Atëherë, duke u nisur nga këto fakte, duhet që kolesterolin t’mos e konsiderojmë armik, por si një substancë jetike, pa të cilin, ne nuk do të kishim jetë, ndërsa statinat, t’i konsiderojmë si një nga helmet më të dëmëshme, që ne i marrim vullnetarisht, për të dëmtuar trupin tonë, – dhe nëse besojmë në profilaksi, atëherë, duhet që sa më shpejt, t’i kthejmë sytë nga vitamina C, për të cilën po jap disa specifikime: -duhet të jetë formës LIPOSOMALE, e theksoj LIPOSOMALE, sepse liposomet, e lehtësojnë mjaft thithjen e një përqindje të madhe të kësaj vitamine, më parë se kjo shtresë mbështjellëse yndyrore shkatërrohet nga enzimat në zorrë. Por nëse ju nuk e gjeni këtë formë, atëherë po ju tregoj ekujvalencën e përafërme të kësaj forme, me vitaminën C, të zakonshme:

-1000 mg liposomal = 3000-4000 mg vitaminë C, pudër.

-2000 mg liposomal = 8000-10.000 mg vitamin C, pudër.

-3000 mg liposomal = 12.000-18.000 mg vitamin C pudër.

DOZËN totale ditore të vitaminës C, (të zakonshme), duhet ta vendosni vetë, pra të merrni çdo ditë një dozë progresive, deri sa t’ju shkaktojë një diarre të lehtë, në këtë rast, ditën tjetër reduktojeni shumë pak dozën, në krahasim me atë dozë që ju shkaktoj intolerancë të zorrëve, dhe vazhdoni ta merrni atë çdo ditë. Dhe mos harroni se kjo vitaminë, (përveç efekteveve të shumta pozitive), e dhënë me infuzion, në rrugë intra-venoze, ka një aktivitet të fuqishëm anti-canceroz, -për të cilin, mund të flasim veçanërisht, në një shkrim tjetër.

Ju kujtoj se, nëse ju do të adresoni sa më shpjet deficiencën e vitaminës C, atëherë, arteriet do të shërohen, dhe pllaka bllokuese do të rrudhet, në të kundërtën, masa e bllokimi rritet, dhe kjo do të thotë, se jeta juaj, vihet në rrezik.

Për veç kësaj, është shumë e rëndësishme që të merren edhe këto suplemente, si:

Vit D3K2 1 capsul çdo ditë, njëherësh me Magnesium SulfateGlycinat, kjo sepse, vit D, në vetvete ulë nivelin e Magnesiumit. Ndërsa magnesimi vetë, ndër veprime të tjera mjaft pozitive, përmirëson funksionin endotelial, dhe ulë tensionin e gjakut.

Nattokinase,  (një enzimë me aktivitet të shkëlqyer fibrinolitic, aq sa mund të shkri edhe trombet), dozat fillestare rekomanduese janë 2.000 FU, dy herë në ditë, por doza më efektive për të menagjuar progresimin e procesit atherosclerotic, është 10.800 FU.

  BROMELAIN, edhe kjo është një enzimë me efekte anti-inflamatore, dhe anti-koagulante, merret çdo ditë nga 500 mg.

CURCUMIN, (nga Tumeric-u), ka veprime efektive anti-inflamatore, anti-koagulante, dhe anti-virale,  merret nga 500 mg, dy herë në ditë. Vitamin D3K2;  Magnesium; Co-Q10 +PQQ.

   Dhe së fundi, por shumë e rëndësishme për tu ditur është edhe:

 Cayenne Pepper, (spec i kuq djegës i bluar) 1 lugë çaji, futet në një gotë ujë, apo filxhan me ujë të nxehtë, dhe pihet si çaji.  Ka mjaft dëshmi, se ky lloji çaje, ka shpëtuar jetë njerëzish, duke parandaluar një infark myokardi në progres!

Po kështu, në këtë luftë, një armë mjaft e rëndësishme është edhe Dieta Ushqimore.

Në këtë kontekst, na duhet të shmangim sa më shumë sheqernat, karbohidratet e rafinuara, (mielli i bardhë, makaronat, biskotat, pijet e gazuara, etj.), ushqimet e ultra-procesuara, dhe vajrat vegjetale, (vaji i lulediellit, vaji i misrit, vaj i palmës, vaj i sojës, etj, por jo, vajin e ullirit). Për këtë qëllim,  do të ishte mjaft e përshtatëshme përdorimi i një diete KETOGJENIKE,  që konsiston  në konsumimin e lartë të yndyrnave, proteinave, dhe pak karbohidrate, me këtë lloj diete, ndër të tjera, përmirësohen sensitiviteti ndaj insulinës, dhe nivelet  e hormoneve sexuale, (hormone-binding globulin SHBG). Femrat me nivele të ulta të SHBG, zhvillojnë qime në fytyrë, dhe acne/puçrra. Gjithashtu, kjo lloj dite është shumë e rëndësishme, sepse KETOSIS (ketonet) shërojnë edhe inflamacionin kronik.

Në një shkrim tjetër, do të flasim për tre faktor tjerë, mjaft të rëndësishëm, të zhvillimit të sëmundjes së artereve coronare, që janë: rrezistenca Insulinike (një pandemi e vërtetë), glukoza, dhe inflamacioni.