Rama publikon videon, u përgjigjet pyetjeve të studentit protestues: Gati të flasim ballë për ballë, dhuna është armike e lirisë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në të cilën u përgjigjet pyetjeve të një studenti protestues, duke komentuar zhvillimet e fundit dhe përplasjet gjatë protestave në Tiranë.
Në përgjigjet e tij, Rama e cilëson dhunën si armike të lirisë dhe shprehet se është i gatshëm të zhvillojë dialog me këdo që ka qëndrime të kundërta me të.
Kryeministri ka mbrojtur gjithashtu reagimin e Policisë së Shtetit gjatë protestave, duke argumentuar se përdorimi i gazit lotsjellës, ujit dhe mjeteve të tjera nga efektivët erdhi si përgjigje ndaj gurëve, molotovëve dhe mjeteve të tjera të përdorura kundër policisë.
Videon, Rama e ka regjistruar gjatë udhëtimit drejt Budvës, ku do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.
Përmes këtij reagimi, kreu i qeverisë ka përcjellë qëndrimin e tij mbi dhunën gjatë protestave dhe gatishmërinë për dialog me qytetarët që kundërshtojnë politikat e tij.


