Aktualitet

Fishekzjarre para Kryeministrisë, policia u bën thirrje protestuesve: Largoni fëmijët nga rruga, ndaloni veprimet e dhunshme

Protestuesit janë vendosur aktualisht para Kryeministrisë, ku kanë hedhur fishekzjarre.

Ndërkohë përmes megafonit, policia u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të largojnë fëmijët nga zona e protestës, duke kërkuar ndërprerjen e veprimeve të dhunshme ndaj institucioneve.

“Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga! Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, është apeli i përcjellë nga efektivët e policisë.