Prof. Elmaz Sherifi: “Rama po e bën Shqipërinë, si bëri Partinë”!
Të gjithëve u kërkon doreheqje, vetë nuk dorëhiqet
Kjo politikë e re i duhej që “ushtria e memecëve” të votoj çdo ligj që ai çon me porosi në parlament si “Paketa e Maleve”, Ligji i Investimeve Strategjike apo kontratat e marrëveshjet që janë bërë shkak i konflikteve të forta të cilat kanë kulmuar me kërkesën e dorëheqjes për të gjithë klasën e vjetër politike që ka mbetur si “bust i së kaluarës” dhe si i vetmi model mes gjithë shteteve ish komuniste.
Edi Rama u bë kryetar i Partisë Socialiste kur dha dorëheqje Fatos Nano më 2005. Sapo u ul te karreklla e kryetarit u kërkoi sekretarëve të Partisë dhe kryesisë së partisë të jepnin doreheqjen me qëllim që të hiqte ne që e kundërshtonim dhe të mblidhte rreth vetes ata që e “lëvdonin”.
Erdhi me tam tame zhurmuese për të bërë “Politikën e Re” dhe humbi zgjedhjet e vetëqeverisjes vendore më 2007. Kritikës time në Kongres ku paralajmërova humbjen e zgjedhjeve parlamentare më 2009 i përgjigjeshin si zhurmues anëtarët e kryesisë dhe sekretarët që i “ushqente” me premtime dhe vendosi në Statut normën morale politike se kryetari që humbet zgjedhjet jep doreheqje.
Profecia ime u vërtetua.Zgjedhjet e 2009 u humbën por kryetari nuk e dha doreheqjen dhe sekretarët e inkurajonin të mos e jepte doreheqjen e kryetari karrike thyer deklaroi se “na i vodhën votat kanibalët”, e u artikulua narrativa “hap kutitë ose largohu” !
Më 27 korrik 2009 bëra shkrimin te Panorama “Misioni i dështuar’ me kritikën se pretendonte se nuk ishte politikan, por misionar, prandaj nuk jepte doreheqje pa mbaruar misionin !
Më 27 tetor 2009 bëra shkrimin “Rënia e Fylarkeve” dhe paralajmërova se misionari do e humbte “karriken e kryebashkiakut’ më 2011.
Profecia u vërtetua.Misionari e humbi bashkinë por nuk e dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Socialiste.
Më 12 qershor 2011 bëra shkrimin “Shtatë Çuditë e Fasadë Kongresit” sepse humbësi i nxitur edhe nga “rrethi i atyre që i duheshin”, nuk dha dorēheqje por u bë edhe më arrogant e i “fshiu kritikët” dhe ja hodhi “grepin” Ilir Metës, me të cilin e mori pushtetin.
Pasi u bind se “nuk kishte burrë nēne e bir k…ta hiqte më nga pushteti emëroi në parlament “ushtrinë e memecëve” !
Kjo ushtri e bëri edhe më arrogant për të miratuar me porosi ligjet që kishin prapa “ushtrinë e grabitësve” të pronës publike dhe pronarëve që ende nuk kishin marrë aktin ligjor të pronsisë e ju qep kodrave dhe maleve me ligjet absurde që bëjnë pronar “parallinjtë” që pretendojnë se kanë ekzistuar në Vlorë para ilirëve dhe shqiptarëve.
Fuqizimi i dha kurajo ta quante Partinë Socialiste bordello dhe si shpërblim “ushtrisë së memecëve” ua rriti rrogën, aq, sa ata që kanë dalë në pension apo do të dalin edhe pse kanë një mandat, marrin pensionin shtetëror suplementar 2-4 herë më të madh se unë që isha tre mandate deputet.
Kjo politikë e re i duhej që “ushtria e memecëve” të votoj çdo ligj që ai çon me porosi në parlament si “Paketa e Maleve”, Ligji i Investimeve Strategjike apo kontratat e marrëveshjet që janë bërë shkak i konflikteve të forta të cilat kanë kulmuar me kërkesën e dorëheqjes për të gjithë klasën e vjetër politike që ka mbetur si “bust i së kaluarës” dhe si i vetmi model mes gjithë shteteve ish komuniste.
Kërkesës së protestuesēve për dorëheqje kryeministri u përgjigjet me metafora qe kishin model Vuçiçin e përmbysur nga “Lista Studentore” !
Kryeministrit “aleatët e përkohshëm” i kanë përfunduar ose në burg, ose janë në arrest me burg, Ndëra ai u kërkon të gjithëve dorëheqje,por vetë nuk dorëhiqet, sepse, do që ta bëj edhe Shqipërinë si Partinë, të cilën as e pyet, as do e pyes e as do e vlerësoj sa të jetë kryeministër, por i duhet për të votuar projektet e reja, për të plotësuar misionin e ri që duket, se sapo ka filluar që të na bind se Orikumin e kanë themeluar hebrejtë në Shek. II e quhej Jerico, Vlora më 1492 ka patur 90% hebrejë dhe 10% shqiptarë, se në vitet 1930 përfaqëues të komunitetit hebre në SHBA deklaruan se Shqipëria është vendi i tyre ideal për të jetuar e për të blerë prona,se Shqipëria si u shpreh edhe në parlamentin e Izraelit nuk është vetëm e shqiptarëve ,por e Zotit dhe e hebrejëve që po u bënë edhe Muzeun duke ” izoluar” Klubin Labëria, se na rikujton të kaluarën që duhet harruar.
Orikumi nuk është themeluar nga hebrenjtë në shek.II ,por nga ilirët e Amantias e ilrët e Eubeas si e thonë edhe autorët e Antikitetit në Shek. VI p e s.Në Vlorë më 1492 kanë ardhur nga Spanja hebrejë që në 1590 përbën 32 % të qytetarëve.Në regjistrimin e popullsisē më 1930 ishin 200 familje, u shtuan pas Luftës së Dytë Botërore,sepse i morën në mbrojtje shqiptarët si edhe familjen e Ana Komen që beri libër për ti “vënë bazë teorike” ekzistencës së hebrenjeve në Vlorë.Familja e saj u strahua në fshatin Trevllazër e u largua nga Shqipëria që më 1960 në Greqi.
Kryeministrit që i kanë ikur “krahët e tij” në burg apo në hetim nuk jep doreheqjen, por ua kërkoi dorëheqjen të gjithë drejtorēve në Bashki, tani u kërkoi të gjithë drejtorëve ne institiucionet shtetërore,se ministrat i ka si ato kukullat që hutohen kur i emëron pa e ditur e pa ua marrë mendimin sipas këkesave ligjore e morale ?
Po cilat janë normat juridike që ia japin kompetencën tu kërkojë dorheqjen ?
Asnjë normë juridike nuk ekziston, por është modeli anarkikë i qeverisjes së partisë që zatohet edhe në qeverisje e Shqipërisë. Skur të ishte prokurori Bedri Spahiu i viti 1945 propozon ligje për të dënuar cilindo që kërkon doreheqjen e tij, pasi beson se “besnikët” e “ushtrisë memece” do ti kalojnë me procedurë të përshpejtuar paketat e dënimit, kur me Kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale i zbuti masat për dënimin e korrupsionit kur u kërkua nga SPAK heqja e iminitetit te zëvendëses së tij dhe do që ti tremb studentët dhe çdo protestues me masa represive tipike të afrimit të diktaturave kur u rrezikohet pushteti.
Kur filloi levizja e Zvërnecit e ftova të bëhej pjesë e zgjidhjes. Tani nuk kam këshill, pasi kuptohet cila do jetë e ardhmja e afërt. Socialistë dikur ju kam bërë thirrje “zgjohuni nga gjumi” . Tani ju them ” mos u zgjoni” se edhe qeveria është bërë si Partia!


