Filloreta Marku: Dokumente historike që dëshmojnë funksionimin e godinës në oborrin e Kishës së Shën Mërisë si shkollë që nga viti 1736
Një nga dokumentet më të rëndësishme që dëshmon se godina pranë Kishës së Shën Mërisë ka shërbyer si shkollë bazohet në burimet historike të vitit 1736.Në Kodikun e Kishës së Shën Mërisë,lidhur me dhuratat e mbledhura për hapjen e shkollës (AQSH,Dosja 5,Dok.5174,fq.42,në origjinal në greqisht),mes të tjerash citohet: “…me ndihmën e Zotit, të krishterët mëshirëbërës të Neokastrës dhuruan aspra për të ndërtuar shkollë të re dhe t’i jepen mësuesit…” Me këto të ardhura u grumbulluan gjithsej 35.000 aspra. Në vitin 1967,Këshilli Kishtar,më datë 13 shkurt,mori vendime për shlyerjen e pagave të priftërinjve dhe të borxhit ndaj punonjëses së qirinjve,shoqes A.Ambrozi:”Detyrohemi të shesim Mitropolinë personit që banon aty, z. Qirjako Veli, në shumën 180.000 lekë.”Në deklaratë thuhet:”Deklaroj se për nevojat e kishës, Këshilli Kishtar i ka shitur z. Qirjako Veli ish-mitropolinë e Elbasanit me vlerën 180.000 (një qind e tetëdhjetë mijë) lekë.”Për Këshillin Kishtar nënshkruan Kryetari,Stavrofor At Spiro Veli.Me vendimin e datës 21.12.1994,Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan shqyrtoi kërkesën e z.Qirjako Veli dhe vendosi t’i njihet prona atij. Më 07.11.1997 lëshohet një vërtetim nga Bashkia e Qytetit,nga administratori Omar Kashari,ku citohet se Kisha Autoqefale Ortodokse “Shën Mëria” ka në pronësi shkollën në fushën e saj,me 4 dhoma lart dhe 3 dhoma poshtë (Pronësi Nr.228,datë 25.03.1998). Më 12.02.1999 është nënshkruar një peticion nga banorët e lagjes “Kala”, ku i kërkohet Gjykatës së Lartë që shkolla të njihet si pjesë përbërëse e kishës. Në vendimin Nr.2254, datë 06.10.1994, të Gjykatës së Kasacionit Tiranë,është vendosur prishja e vendimit Nr.1884,datë 20.07.1994,të Gjykatës së Apelit Tiranë dhe lënia në fuqi e vendimit Nr.1013,datë 06.04.1994,të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Më 02.03.1999, Shoqata “Normalisti” kërkon që godina e shkollës pranë kishës në lagjen “Kala”,e ndërtuar më 1736,të shndërrohet në muze për Kostandin Kristoforidhin. Më 09.12.2001, Shoqata e të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë i kërkon Presidentit Alfred Moisiu që të ndërhyjë për të mos ndryshuar destinacioni i shkollës,por të mbetet muze për Normalen. Më 7 qershor 2006, At Marku i drejtohet Drejtorit të Hipotekave Shqiptare,Edlir Vokopola,me kërkesë për ndalimin e hipotekimit të shkollës që ndodhet brenda territorit të kishës në favor të KOASH-it. Më 22.06.2006, At Nikolla Marku i drejtohet Prefektes Mimoza Hasekiu që,bazuar në dokumente,të ndërhyjë që godina të njihet si shkollë e jo si mitropoli. Në përgjigje të kërkesës së At Nikolla Markut,më datë 25.05.2016, Ministria e Arsimit,përmes Sekretarit Plarent Ndreca,kthen përgjigje se ndërtesa e shkollës “Zëra Jete” në lagjen “Kala” është shkollë speciale dhe ofron shërbim arsimor për fëmijë me nevoja të veçanta.Godina është në dispozicion të Drejtorisë Rajonale Arsimore Elbasan.



