Politikë

Presidenti Begaj njofton nisjen e konsultimeve për datën zgjedhjeve lokale

Presidenti Bajram Begaj ka ftuar partitë politike, për t’u konsultuar për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kreu i shtetit ka caktuar datën 30 tetor 2026 për nisjen e konsultimeve.

Diskutimet do të zhvillohen në Pallatin e Brigadave.

Presidenti Bajram Begaj e ndërmerr këtë hap bazuar në nenin 92 të Kushtetutës.

Zgjedhjet pritet të zhvillohen në një nga të dielat e para të majit 2027, pasi presidenti i vendit të bëjë dekretimin zyrtar.