Drogë për klientët në ish-Bllok! Kush janë administratorët dhe punonjësit e klubeve të natës që u arrestuan (EMRAT)
Gjykata e Tiranës lëshoi 11 masa sigurie për administratorë e punonjës të lokaleve të natës në Tiranë që operojnë kryesisht në zonën e ish-Bllokut të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike brenda ambientit.
9 persona janë arrestuar, 2 prej tyre më parë ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim. Personat e arrestuar janë: Enis Haxhiaj, Akil Ndreu, Klevis Maqellari, Raul Loka, Endrijus Shaliu, Ergi Hasani, Migert Balla, Arli Gjokmeli dhe Fradjo Keli.
Orges (Dritan) Jahelezi është arrestuar në flagrancë pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Ai është dënuar më parë nga GJKKO për trafik droge.
Gjatë gjithë kohës që janë zhvilluar hetimet, policia ka gjetur në clube dhe ka sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.
