Aktualitet

“Lufta ndaj korrupsionit nis në radhët tona”/ Skënder Hita mbledh drejtorët e policisë së qarqeve dhe kufirit: Shembull pezullimet në Peqin

Ai iu ka treguar prioritetet, duke i thënë: Do ta nisim me luftën kundër korrupsionit në radhët tona.

Burimet për Anila Hoxhën bëjnë me dije se Hita i ka sjellë si shembull pezullimin e 7 oficerëve në Peqin, për rastin e fundit të kanabisit në depon e ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës.
Ai vuri si prioritet luftën kundër kanabisit, lojërave të fatit dhe krimet në sezonin turistik.