EMRI/ Përplasi makinën në shkallët e Kryeministrisë, arrestohet 40-vjeçari!
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së dielës përplasi makinën te shkallët e kryeministrisë dhe më pas godiste me këmbë derën e institucionit.
40 vjeçari nga Tirana akuzohet për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shkatërrimi i pronës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe“Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Marku dyshohet se vuan nga çrregullime të shëndetit mendor, pasi edhe në deklarime nuk jep motive mbi arsyet e incidentit. Ndërsa në lidhje me makinën rezultoi se ia kishte marrë një mikut të tij.

