Artur Mamadhaj: Gjykata e Llogarive – Reforma që Shqipëria nuk mund ta shtyjë më
Nga Artur Mamadhaj Klosi
Ekspert i Lartë i Auditimit Publik, Antikorrupsionit dhe Financave Publike
- Dështimi funksional i KLSH-së !
Diskretitimi i institucionit audites sidomos pas viteve 2022 është i tmerrshëm: Është jë realitet i hidhur që ka humbur gradualisht funksionin e vet themelor si garant kushtetues i mbrojtjes së financave publike. Institucioni që duhet të ishte mekanizmi më i fortë i kontrollit ndaj abuzimit me fondet publike, sot perceptohet gjithnjë e më shumë si një strukturë formale, me ndikim të kufizuar në ndëshkimin real të dëmit ekonomik.
Në praktikë:
– auditimet shpesh mbeten procedura administrative pa efekt real;
– rekomandimet nuk zbatohen;
– dëmet ekonomike raportohen, por nuk rikuperohen;
– ndjekja penale dhe administrative është minimale;
– mungon përgjegjshmëria individuale e zyrtarëve publikë.
Ky degradim institucional ka krijuar një klimë të rrezikshme pandëshkueshmërie, ku shpërdorimi i fondeve publike vazhdon pa pasoja reale.
Problemi më i madh nuk është vetëm teknik. Është institucional dhe kushtetues.

- Rekomandimet europiane dhe nevoja për reformë rrënjësore, përmes raporteve të progresit dhe dokumenteve të , ka evidentuar vazhdimisht dobësitë serioze të sistemit shqiptar të kontrollit financiar publik.
Kërkesa europiane është e qartë:
– institucione reale të pavarura;
– kontroll efektiv të financave publike;
– mekanizma ndëshkues funksionalë;
– përgjegjshmëri administrative dhe financiare.
Shqipëria nuk mund të integrohet seriozisht në BE me një sistem kontrolli financiar që prodhon raporte voluminoze, por jo përgjegjësi reale.
- Gjykata e Llogarive – Modeli europian i kontrollit me efekt juridik
Modeli i Gjykatës së Llogarive funksionon në shumë vende europiane si instrument i fuqishëm kushtetues për mbrojtjen e financave publike.
Ndryshe nga modeli aktual i auditimit administrativ, Gjykata e Llogarive:
– shqyrton përgjegjësinë financiare të zyrtarëve publikë;
– merr vendime me efekt juridik;
– vendos masa për rikuperimin e dëmit ekonomik;
– bashkëpunon drejtpërdrejt me organet penale dhe administrative;
– garanton ndëshkueshmëri më të lartë.
Ky sistem nuk synon vetëm evidentimin e abuzimit, por krijimin e frikës ligjore ndaj shpërdorimit të parasë publike.
Në vendet ku ky model funksionon, niveli i disiplinës financiare dhe besimi institucional është dukshëm më i lartë.
- Propozim konkret për Shqipërinë
Shqipëria duhet të nisë menjëherë një reformë të thellë kushtetuese dhe institucionale për transformimin e sistemit të kontrollit të jashtëm publik.
Propozimet kryesore:
- a) Krijimi i Gjykatës së Llogarive
Hartimi i një reforme kushtetuese për krijimin e një institucioni të ri ose transformimin rrënjësor të KLSH-së në Gjykatë të Llogarive me kompetenca juridike dhe financiare.
- b) Kompetenca ndëshkuese
Institucioni duhet të ketë:
– kompetencë për gjoba administrative;
– urdhërim për rikuperim dëmi;
– referim të detyrueshëm penal;
– mekanizma ekzekutimi të vendimeve.
- c) Pavarësi reale
Përzgjedhja e drejtuesve duhet të garantohet përmes:
– procedurave transparente;
– përfshirjes së ekspertizës ndërkombëtare;
– mandateve të mbrojtura nga ndërhyrja politike.
- d) Integrim me standardet europiane
Reforma duhet të mbështetet nga:
– ekspertë të Gjykatave Europiane të Auditimit.
- Përfitimet strategjike për shtetin shqiptar
Kjo reformë do të sillte:
– rritje të ndëshkueshmërisë ndaj korrupsionit financiar;
– rikuperim real të dëmit ekonomik;
– forcim të disiplinës fiskale;
– rritje të besimit të qytetarëve;
– përmirësim të klimës së investimeve;
– harmonizim me standardet e BE-së.
Një shtet nuk forcohet vetëm duke ndërtuar rrugë apo fasada. Forcohet kur fondet publike mbrohen dhe abuzuesit ndëshkohen.
- Përfundim – Shqipëria ka nevojë për një revolucion institucional
Mosfunksionimi efektiv i sistemit aktual të auditimit publik nuk është thjesht problem administrativ. Është problem i sigurisë financiare kombëtare dhe i vetë shtetit ligjor.
Shqipëria nuk mund të vazhdojë me institucione që raportojnë miliarda dëme ekonomike dhe prodhojnë pothuajse zero rikuperim real.
Kjo reformë nuk duhet parë si sulm ndaj individëve apo strukturave ekzistuese, por si nevojë historike për ndërtimin e një sistemi modern, europian dhe funksional të mbrojtjes së parasë publike. Koha për reforma kozmetike ka mbaruar.Shqipëria ka nevojë për Gjykatën e Llogarive.

