Opinion

A po blihen apartamentet në Durrës Marina nga personat që duan të pastrojnë paratë e pista?

Dhe një ushtrim aritmetik për Durrës Marina:

Po të shohësh planin e biznesit që vetë kompania investitore (Eagle Hills Real Estate Development) ka dorëzuar pranë autoriteteve të shqiptare, sheh që çmimi i shitjeve të apartamenteve në vitin e parë është 1500 euro/m2. Pas 20 vitesh, kur planifikohet të përfundojë projekti, çmimi i shitjes arrin në 2185 euro/m2.

Kjo është vlera që vetë kompania beson se do të kushtojnë njësitë në atë projekt.

Nëse dikush vendos që të blejë një banesë 100 m2 në vitin e parë me çmim 1500 euro/m2 do të paguajë 150 mijë euro. Nëse e shet këtë njësi pas 20 vitesh, sipas çmimeve të vlerësuara nga kompania, do ta shesë me 2185 euro/m2 dhe do të marrë 218.500 euro. Në fund fiton 68.500 euro.

E njëjta shumë po të investohej në obligacione të cilat sot kanë një normë interesi 4.72%, do të shkonte në fund të periudhës 20 vjeçare 291.600 euro. Fitimi neto do të ishte  141.600 euro, dy herë më e lartë se investimi në blerjen e apartamentit.

Pyetja që shtrohet është kjo:

Kush ka interes që të zgjedhë blerjen e një apartamenti te një projekt me risk të lartë, që nuk dihet kur përfundon dhe që mund të shfaqë probleme teknike, kur ka derën e bankës më afër e cila të jep mundësi fitimi 2 herë më shumë?

Personalisht nuk do ta zgjidhja këtë investim. Do ta zgjidhja vetëm nëse do të kisha para të pista, që nuk i çoja dot në bankë, por mund të bëja transferta nga Dubai, me një kompani me bazë aty që operon në Shqipëri!