Aktualitet

Aksident me vdekje në Vlorë, automjeti përplas 80-vjeçaren, e moshuara humb jetën në vendngjarje

Rreth orës 22:00, në aksin rrugor Vranisht–Vlorë, në qendër të fshatit Vranisht, automjeti me drejtues shtetasin A. Ll., rreth 59 vjeç, banues në Vranisht, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Th. Sh., rreth 80 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, këmbësorja ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit.