Aktualitet

Çohu nga kafja dhe bashkohuni me protesten !

Dr. Artan Manushaqa

Parrulla ” çohu nga kafja ” e protestuesve është e gabuar.
Nuk mund t’i shkosh tjetrit te tavolina, apo edhe nga distanca e afërt, e ti imponohesh çohu nga kafja..dhe ” hajde në protestë”!
Edhe nëse e ke qytetarin neutral e kthen kundër, edhe nëse e ke kundër e bën me kundër, edhe nëse e ke pro protestës me shumë mundësi e largon nga protesta sepse po cënon hapësirën dhe lirinë e tij.

Kështu që, këtë shprehjen ” çohu nga kafja ” dhe hec në protestë, që deri diku shfaq edhe ndonjë element të dhunës psikologjike, duhet me do e mos ta shmangim, pasi jo vetëm që nuk bën mirë e miq në protestë por e kthen në bumerang atë, dhe largon më shumë se afron.

Kujdes, protesta përballë rregjimit dhe mafias që ka kapur shtetin, ka nevojë edhe për një qytetar të vetëm!