Aktualitet

Aksident i rëndë pranë QTU-së, makina shkrumbohet nga flakët!

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të QTU-së, rreth orës 02:00 pas mesnatës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, makina që shkaktoi aksidentin është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë.