Sociale

AKU bllokon mbi 7 ton djathë në Shkodër, mbyllet aktiviteti i një baxhoje! Nuk plotësonte standardet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shkodër njofton se gjatë kontrollit të subjektit “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope.

Trupa inspektuese ka vendosur edhe bllokimin e menjëhershëm të aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e standardeve higjieno-sanitare.

Ndaj subjektit janë marrë edhe masa administrative, gjobë në vlerën 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës si dhe një gjobë tjetër në vlerën 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve.

AKU bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit.