Politikë

Ambasada e SHBA ndan deklaratën e Rubios: Do t’ia heqim vizën kujtdo që përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, lidhur me politikën e vizave dhe mbrojtjen e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Në postimin e publikuar, sekretari Rubio thekson se në rastet kur identifikohet një vizitor, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën e jashtme apo sigurinë kombëtare të SHBA-së, autoritetet do të ndërmarrin masa për heqjen e vizës.

“Nëse unë identifikoj një vizitor në vendin tonë, prania e të cilit përbën kërcënim për politikën tonë të jashtme dhe sigurinë kombëtare, ne do t’ia heqim vizën”, citohet të ketë deklaruar sekretari Rubio.