Politikë

Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë edhe anëtarët e KPA nuk kanë statusin e Magjistratit

Gjatë ushtrimit të mandatit të tyre Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit ( KPA) gëzojnë statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa anëtarët e KPK-së dhe Komisionerët Publikë gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë.

Anetaret e KPA, duhet të bejnë Vetting, të kontrollohet figura e tyre, pasuria dhe profesionaliteti si dhë të kenë mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Pra përfundimisht, Anetarët e Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë edhe anëtarët e KPA nuk kanë statusin e Magjistratit. Për të marrë këtë status ata duhet të plotësojnë kriteret ligjore të ligjit nr.96 dhe 115 të vitit 2017. Por çfarë thotë Kushtetuta dhe “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Ina Rama dhe Sokol Çomo duhet të merrën të pandehur për ndikim të paligjshëm, por edhe vet KLGJ për mos kallëzim krimi

Skandali/ Anëtarët e KPA zbarkojnë në dyert e KLGJ; si po intimidohet Këshilli për uzurpimin e vendeve në gjyqësor

Anëtarët e KPA kanë statusin e gjyqtarit Kushtetues, çka do të thotë se ata nuk mund të trajtohen sipas ligjit për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Republikën e Shqipërisë, të vitit 2016
Ina Rama dhe Sokol Çomo

Sot në orët e para të paradites Sokol Çomo dhe Ina Rama kanë zbarkuar në dyert e KLGJ, me qëllimin e vetëm dhe të qartë për të intimiduar anëtarët e këtij organi që të shkelin Kushtetutën vetëm e vetëm për të arritur qëllimin e tyre, të pozicionohen në gjyqësor haptazi në kundërshtim me Kushtetutën.

Pasi kanë depozituar shkresën në vitin 2022 me të cilën kërkonin t’ju mbaheshin vendet bosh, sot ata kanë hedhur hapin e dytë flagrant në kundërshtim me ligjin duke takuar ata që neser do të marrin në shqyrtim jo vetëm kërkesën e tyre por do të analizojnë se sa e drejtë është ligjërisht kjo kërkesë. Çfarë do t’i ndodhte një magjistrati, i cili para se t’i nënshtrohej procesit të vetingut të shkonte në dyert e KPK apo KPA e të kërkonte vota për të kaluar procesin? A do vraponte Sokol Como me Ina Ramën e ti bënte kallëzim për ndikim të paligjshëm apo do i priste në zyrat e tyre për muhabet dhe kafe??

Pse e kanë me kaq ngut këta anëtarë të kryejnë kaq haptazi veprimi të paligjshme në dritën e diellit kur kanë 9 vite që ju kanë trumbetuar magjistratëve dhe popullit shqiptar që ata zbatojnë vetëm ligjin dhe janë njerëzit më të pastër miralisht dhe profesionalisht?

Pse vrapuan sot Sokol Çomo dhe Ina Rama duke trokitur në çdo derë të anëtarëve të KLGJ për të kërkuar favore apo u shqetësuan shumë, që juristët treguan nëpër media se sa e padrejtë dhe antikushtetuese është kërkesa e tyre për tu bërë gjyqtar, se sa e paramenduar ka qenë zbrasja e sistemit duke u përpjekur të kapin vende në apel për të sistemuar veten e tyre!

Nuk duhet shumë inteligjencë e lartë për të kuptuar përpjekjet e Sokol Çomos dhe Ina Ramës duke u zvarritur dyerve të KLGJ për të ndikuar në marrjen e votës që do ti bënte gjyqëtar kur Kushtetuta e ka përcaktuar qartë që anëtarët e KPA kanë statusin e gjyqtarit Kushtetues dhe nuk mund të trajtohen sipas ligjit nr.96/2016 sepse nuk janë magjistratë dhe KLGJ nuk ka juridiksion për gjyqtarët kushtetues.

Por lëvizja e sotme e anëtarëve të KPA tregon qartë se ata kanë shkuar për t’iu mësuar anëtarëve të KLGj sesi ta interpretojnë Kushtetutën dhe ligjin sipas mënyrës së tyre speciale, që vetëm ata dinë ta bëjnë, kush ka kontakte me krimin është i pastër dhe gëzon besimin e publikut, kush ka depozita plot apo tre a katër apartamente duhet të vazhdojë detyrën se tregon profesionalizëm të lartë dhe standartet e tjera të dyfishta e të shumëfishta që kur bënë një bilanc të punës së tyre 9 vjeçare e kupton se sa shumë dëm i kanë bërë jo vetem sistemit, por publikuat në tërësi! Sot këta anëtarë që enden dyerve të KPA kanë cënuar sigurinë juridike me punën e tyre sepse boshatisën sistemin në mënyrë të padrejtë duke e kthyer reformën nga një proces kushtetues në një gjueti shtrigash, ku fatet e njerëzve dhe karriera e tyre shkatërrohej duke e zbatuar Kushtetutën sipas oreksit të tyre!

Të nderuar anëtarë të KPA! Meqënëse ju jeni kaq të pastër dhe kaq me integritet të lartë, nuk keni bërë asnjë mëkat në punën tuaj, pse nuk i lini të qetë anëtarët e KLGJ ta vlerësojnë kërkesën tuaj pa pëshpëritjet tuaja në vesh dhe pa përfshirë ambasadat, BE, OMN dhe gjithë kombësitë e huaja që jetojnë në Shqipëri?

Veproni dhe ju si të gjithë magjistratët e Shqipërisë që besuan fillimisht në reformën e drejtë dhe të ligjshme? Por ka vetëm një përgjigje në rastin tuaj: Ju e dini shumë mirë se si deformohet apo zhbëhet ligji kur e zeza mbizotëron mbi të bardhën, sepse jeni vetë autorët e saj dhe tani ka ardhur koha që ju vet i trembeni asaj që e krijuat si standardi i KPA apo Vettingut!

Neni 3 pika C i Aneksit të Kushtetutës

Komisioni dhe Kolegji i Posaçëm i Apelimit ushtrojnë përgjegjësitë e tyre bazuar në parimet e llogaridhënies, integritetit dhe transparencës për krijimin e një sistemi gjyqësor të pavarur dhe profesional të çliruar nga korrupsioni. Gjatë ushtrimit të mandatit të tyre, anëtarët e Komisionit dhe komisionerët publikë gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë. Gjyqtarët e Kolegjit të Apelimit gëzojnë statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe mandati i tyre nuk kufizohet për shkak të moshës, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe me ligj. Nga ky nen del se anëtarët e KPA kanë statusin e Gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe nuk quhen magjistratë. KLGj nuk ka kompetencë që ti emërojë këta si Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit siç dhe kanë kërkuar në kërkesë kolektive.

Neni 86 qe flet për “Zhvillimi i karrierës dhe disiplina” i Ligjit nr.115 Ligji” Për organet e

Qeverisjes parashikon se:

Në zbatim të ligjit “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për çështjet e mëposhtme në lidhje me të gjithë gjyqtarët, përveç gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese:

a) emërimin;

b) caktimin në pozicion;

c) tranferimin;

ç) ngritjen në detyrë;

d) komandimin dhe riemërimin;

dh) vlerësimin e veprimtarisë etike dhe profesionale;

e) vendosjen e masave disiplinore dhe pezullimin;

ë) çdo detyrë tjetër e caktuar me ligj.

Ky nen përcakton qartë se anëtaret e KPA që kanë statusin e Anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nuk janë magjistratë. Nisur nga ky fakt, KLGj nuk ka kompetencë që ti emeroje këta si Gjyqtarë në Gjykatën e Apelit.

Neni 2 pika “gj” i Ligjit nr.96 i vitit 2016 parashikon se:

gj) “Magjistrat” është gjyqtari, me përjashtim të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, prokurori dhe kryetarët në kuptim të shkronjës “g” të këtij neni. Pra ky nen percakton qarte se nuk janë magjistratë, anëtarët e Gjykates Kushtetuese.

Neni 166 pika 6 i Ligjit nr.96 i vitit 2016 parashikon se: “Dispozitat kalimtare për ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë”

Anëtari i Kolegjit të Apelit emërohet si gjyqtar në nivel apeli në përfundim të mandatit, përveç rasteve kur ndaj tij është dhënë masë disiplinore gjatë ushtrimit të detyrës.

Ky nen është në harmoni me nenet 2/gj, 28 dhe 34 i Ligjit nr.96 i vitit 2016 dhe nenit 86 i Ligjit nr.115 Ligji “Per organet e Qeverisje se Sistemit të Drejtësisë”.

Neni 28 i ligjit nr.96 viti 2016 parashikon: Kriteret e pranimit në formimin fillestar

Çdo person ka të drejtë të kandidojë në Shkollën e Magjistraturës, për t’u pranuar në formimin fillestar për magjistrat, nëse përmbush njëkohësisht kriteret e mëposhtme:

a) ka zotësi të plotë për të vepruar;

b) është shtetas shqiptar;

c) ka përfunduar me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës studimet e integruara në drejtësi ose në një program të ciklit të dytë të studimeve universitare në drejtësi, të barasvlershëm me to, ose ka kryer me pikët minimale të përcaktuara nga Shkolla e Magjistraturës studimet universitare në drejtësi jashtë Shqipërisë dhe ka marrë një diplomë tëbarasvlershme, e njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave të parashikuar me ligj;

ç) ka të paktën tre vjet përvojë profesionale aktive me kohë të plotë pas përfundimit të studimeve të integruara në drejtësi sipas shkronjës “c” të këtij neni, në sistemin gjyqësor ose të prokurorisë, në administratën publike, profesionet e lira ligjore, mësimdhënie në fakultetet e drejtësisë, ose në çdo pozicion tjetër të barasvlershëm me to, në sektorin privat ose organizatat ndërkombëtare;

d) nuk është dënuar me vendim penal të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, që, për shkak të natyrës së veprës së kryer, diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit ose prokurorit ose dëmton rëndë besimin e publikut në sistemin gjyqësor, pavarësisht nëse është rehabilituar sipas parashikimeve të Kodit Penal;

dh) nuk është larguar nga detyra ose nuk i është hequr licenca, autorizimi ose leja për ushtrimin e një profesioni për shkaqe disiplinore, pavarësisht nëse masa disiplinore konsiderohet e shuar, si dhe nuk ka masë disiplinore në fuqi;

e) nuk është anëtar i partive politike në kohën e kandidimit;

ë) nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar nga Sigurimi i Shtetit përpara vitit 1990;

f) nuk ka qenë bashkëpunëtor, informator, ose agjent i shërbimeve sekrete.

Neni 36 i ligjit nr.96 viti 2016 parashikon se: Riemërimi magjistrat i ish-gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve

  1. Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët mund të kandidojnë për t’u riemëruar si magjistratë jo më vonë se dy javë pas shpalljes së vendeve të lira, sipas pikës 1 të nenit 39 të këtij ligji.
  1. Këshillat shqyrtojnë kërkesat për t’u riemëruar në rast se numri i vendeve të lira është më i madh se numri i të diplomuarve që përmbushin kriteret e emërimit sipas nenit 35 të këtij ligji.
  1. Këshillat mund të riemërojnë magjistratë, brenda numrit të vendeve të lira, kandidatët që:

a) përmbushin kriteret e shkronjave “a”, “b”, “d”, “dh”, “ë” dhe “f” të nenit 28 të këtij ligji;

b) kanë ushtruar funksionin e magjistratit për të paktën 5 vjet në 15 vitet e fundit;

c) nuk kanë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 viteve të fundit, përpara kërkesës për riemërim si magjistrat.

ç) kalojnë me sukses verifikimin e pasurisë dhe figurës, sipas rregullave të caktuara në nenin 32 të këtij ligji.

  1. Këshillat vendosin të refuzojnë riemërimin kur kandidati nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni.
  1. Këshillat miratojnë rregulla të detajuara për kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e ish- gjyqtarëve dhe ish-prokurorëve që mund të riemërohen si magjistratë në rastet kur numri i vendeve të lira është më i vogël se numri i kandidatëve që kanë kandiduar për t’u riemëruar dhe plotësojnë kriteret e përcaktuara në pikën 3 të këtij neni. Kjo do të thotë se ccdo person që futet në sistemin e drejtësisë duhet që të plotesojë kushtet e nenit 28 të ligjit nr.96/2016.

KONKLUZIONI:

Emërimi sipas nenit 166/6 duhet të respektojë nenin 3 të Kushtetutës, nenin 2 “gj”, 28 dhe 36 të ligjit nr.96/2016 dhe nenit 86 të ligjit nr.115 të vitit 2016. Anëtarët e KPA, duhet të bëjnë Vetting, të kontrollohet figura e tyre, pasuria dhe profesionaliteti si dhë të kenë mbaruar Shkollën e Magjistraturës. Pra përfundimisht, Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke përfshirë edhe anëtarët e KPA nuk kanë statusin e Magjistratit. Për të marrë këtë status ata duhet të plotësojnë kriteret ligjore të ligjit nr.96 dhe 115 të vitit 2017.