Arben Malaj: Këto “kontrolle fizike” më kujtojnë tmerrin e “kontrolleve punëtore dhe kooperativiste”
Këto “kontrolle fizike” më kujtojnë tmerrin e “kontrolleve punëtore dhe kooperativiste”, kur çdo drejtues duhej të zbatojë verbërisht vijën e partisë.
Në një demokraci të vërtetë, pushtetet:
(i) legjislativi;
(ii) ekzekutivi dhe
(iii) drejtësia
kontrollohen përmes ndarjes dhe balancës kushtetuese.
“Kontrolli i popullit” nëpërmjet deputeteve/komisioneve parlamentare realizohet përmes seancave dëgjimore të Komisioneve dhe vetëm në Kuvend.
T’i japim fund menjëherë kontrolleve punëtore e kooperativiste, të trashëgueshme, nostalgjike dhe te paharueshme nga komunizmi.
