Politikë

“Arritja ime më e madhe”, Berisha reagon pas deklaratës së Ramës për heqjen e vizave me BE: Ai dërgonte email-e në Bruksel dhe kërkonte të mos hiqeshin

Sali Berisha ka reaguar pas një deklarate të bërë më herët nga kryeministri Edi Rama, kur ky i fundit komentonte heqjen e vizave me BE të cilën e quan një arritje të tij.

Berisha shkruan se Rama “dërgonte email-e në Bruksel se po hoqët vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë”.

“Miq, vizat me BE-në u hoqën në vitin 2010! Ky bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel se po hoqet vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë. Kurse tani heqjen e vizave e quan arritjen më të madhe të jetës së tij! Kur nuk ke turp, thua çdo gjë”, shkruan Berisha.
“Kam pasur gjithmonë një ndjenjë hakmarrjeje brenda vetes për shkak të pasaportës. Sa herë dilja jashtë vendit, përfundoja në rajonin e aeroportit, ishte si rregull. Thosha kur do vijë dita që kjo pasaporta dhe të qenit shqiptar të mos shoqërohet me të tilla situata. Kjo është arritja ime më e madhe”, shprehej Rama lidhur me vizat.