Opinion

Av. Arben Llangozi: Dosja “Plumbi i Artë” i drejtësisë kthehet në plumb të ndryshkur të heshtjes së SPAK-ut

SPAK-u…ajo strukturë që duhet të jetë sinonim i drejtësisë, por që në fakt po shndërrohet në simbol të heshtjes dhe papërgjegjshmërisë. Dosja e dytë “Plumbi i Artë” një nga më të bujshmet që mund të kishte nxjerrë skandale, lidhje të fshehta dhe korrupsion u kthye prap tek SPAK-u dhe nuk kaloi fare për gjykim. Pse? Sepse mungesa hetimore është më e rëndësishme se drejtësia dhe mangësitë hetimore janë lejuar po nga SPAK.

Për këtë çēshtje SPAK nuk ja bërë asnjë reagim. Heshtja e SPAK-ut është tronditëse. Nuk ka asnjë përgjegjësi, asnjë sqarim, asnjë shpjegim për qytetarët që prisnin transparencë. Kjo dosje është reklamuar nga SPAK si tërmet në botën e krimit.

Media? Hesht gjithashtu, por problemi kryesor nuk është media problemi është SPAK-u që kontrollon informacionin, zgjedh çfarë publikohet dhe çfarë jo, duke bërë që e vërteta të duket më e vogël ose më pak e rëndësishme se ç’është në realitet.

Në këtë mënyrë, plumbi i artë i drejtësisë duket më shumë si plumbi i ndryshkur i një institucioni që funksionon vetëm si propagandë. SPAK-u qëndron i heshtur, ndërsa qytetarët mbeten të pafuqishëm, duke pritur të drejtën që nuk vjen.