Av. Zaçe Islami: Bankat po vjedhin paratë e shqiptarëve
Pas lajmit se disa llogari në BKT janë vjedhur, Av. Zaçe Islami ka tjetër mendim për këtë ngjarje. Avokati i njohur, Zaçe Islami thotë se banka në të vërtet i ka vjedhur vet lekët dhe thotë se atyre u janë vjedhur lekët.
-Ka pasur një lajm ku është thënë që banka tregtare kombëtare BKT ka rënë pre e është kthyer siguria e saj ku disa karta të klientëve që kishin llogari atje janë klonuar dhe u janë vjedhur paratë.
Zace Islami: – Ato janë hajdute s’janë banka. Janë hajdutë zotëri edhe i vjedhin vetë punonjësit e bankës ua vjedhin paratë ,çjanë këto klonime e këto terma që na nxjerrin kështu ,ua vjedh banka ,shqip troç. Kjo gjë u tha dhe për Raiffeisen Bank para pak kohësh. Kjo gjë del tani për BKT-në edhe për ato bankat e tjera, filialet greke të bankës së Pireut apo nja tre katër banka aty ,Tirana Bank e ç`janë. Zotëri s’janë banka ato.
-Ti mendon që i bëjnë vetë ata ?
– As bëhet fjalë fare. Nuk e merr dot njeri sekretinë e bankës. Shko merre ti. Dakort. Shiko klono, klonoje ti. Dakort?
– Po nuk ka frikë banka që mund të hetohet dhe të rezultojë që e ka vjedhur vetë?
-Ja e thanë, e kanë gjetur justifikimin. Janë klonuar tha.
-Sa të sigurt janë parat e shqiptarëve në këto banka?
– Fare zero.
– Po çfarë duhet bërë avokat?
-Çfarë duhet bërë? Merrni paratë. Futini në xhep
-T’i mbajmë, t’i kthehemi kohës para 100 vjetve ?
– Se di, ju e dini. Ju vepruat dhe me siguri matematike për piramidat. U thanë mos kini merak tha Sali Berisha se janë të garantuar para atyre shqiptarëve. Merri shko merri se para shqiptarëve të piramidave e di ku janë apo jo? A e dini ku janë? Shkoni kërkojini se i keni nëpër tunele. Ja kaq e thjeshtë është.
