Berisha: Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama është dëshmitar i rremë, pasi deklaroi se ish-drejtoresha e AKSHI-t në hetim nga SPAK banon në shtëpi me qira, por ndërkohë sipas tij rezulton se ajo ka vila në Palasë dhe Qerret.
Ai tha se Rama nuk pranon që të shkojë në SPAK, por theksoi se kryeministri detyrohet të bëjë avokatin e Mirlinda Karçanajt, pasi në të vërtetë pas aferave në AKSHI qëndron bashkëshortja e tij, Linda Rama.
Berisha: Ju e dëgjuat se Edi Rama sillet nga Linda te Belinda, nga Belinda tek Linda. Kjo është e vërteta. Tani ky dëshmitari i rremë u tha shqiptarëve se Mirlinda e AKSHI-t e gjora që na banonte në një shtëpi me qira, kaq e gjorë ishte. Dëshmi absolute të besueshme të njerëzve, bashkëpunëtorëve të ngushtë të saj, të atij që e ka marrë shofer dhe e ka bërë zv drejtor të përgjithshëm del se ka dy vila në Palasë dhe një vilë në Qerret dhe apartamente në Tiranë. Çështja shtrohet a thirret në SKAP ky dëshmitar i rremë që mashtron shqiptarët dhe u thotë shqiptarëve që është kaq e varfër dhe banon me qira. Ai nuk pranon të shkojë, por shqiptaret duhet ta dinë. Pse Edi Rama detyrohet të bëhet dëshmitar i rremë i pasurive të Mirlindës? NJë njeri mizogen dhe brutal. Çfarë e shtyn atë të bëhet avokat i Mirlindës? Atë e shtyn fakti se Linda e vërtetë e AKSHI-t është Linda e Surrelit. Kjo është e vërteta.
