Politikë

Berisha: Po shkojmë drejt ngujimit në bulevard! E gjithë Europa dhe bota po pret protestën tonë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në një konferencë për mediat se opozita po shkon drejt “ngujimit në bulevard” dhe se protesta e tyre po pritet nga Europa dhe bota.

Ai tha se shumë qytetarë i kanë kërkuar të mos largohen nga bulevardi pa largimin e kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se kjo është një rrugë e pashmangshme. Berisha akuzoi ashpër qeverinë dhe e cilësoi “Rilindjen” si organizatë kriminale, duke përmendur edhe emra konkretë që sipas tij duhet të ishin para drejtësisë. Sipas tij, vendimmarrja dhe përgjegjësitë lidhen drejtpërdrejt me kryeministrin Rama, ndërsa shtoi se situata aktuale është dëshmi e degradimit të shtetit.

Berisha theksoi se gjithçka është në dorë të qytetarëve dhe të rinjve, duke shprehur besim se protesta do të çojë në përmbysjen e asaj që ai e quan “narkodiktaturë” dhe rikthimin e votës së lirë.

FJALA E BERISHËS:

Janë me qindra qytetarë që më shkruajnë dhe më thonë se nuk duhet të largohemi nga bulevardi pa larguar Edi Ramën.

Ne drejt asaj do të shkojmë.

Të themi të vërtetën.

Ne drejt asaj do të shkojmë në mënyrë të pashmangshme, në mënyrë të sigurt.

Ndaj dhe pikërisht ky moment duhet të jetë çështje e diskutimit tonë të gjerë me qytetarët, me mbështetësit tanë, me anëtarët tanë dhe popullin opozitar.

Galeria e Ergys Agasit, është galeria më e shëmtuar e shtetit.
Ajo do të hyjë në histori si dëshmia më e tmerrshme e degradimit, degjenerimit total të organizatës kriminale që quhet rilindje.

Kjo vetëm e vetën se Agasi ishte Rama, jo për arsye tjetër.
Se çfarë ishte Agasi? Ishte Rama që vriste pam-pam-pam.

Ishte Rama që përdoret oficerët e policisë për të ekzekutuar në mes të sheshit, të aeroportit të Tiranës.

Ishte Rama që urdhëronte të dërgoheshin tek Suel Çela pengjet e marra për t’ua thyer kockat atje, që të hiqnin dorë nga tenderat.

Ishte Rama që bën që të jetë i lirë sot. Ergys Agasi jep urdhra njëlloj si më parë. Njëlloj. Po, absolutisht.

Përcakton, merr vendime se është Rama.
Se normalisht, ai duhet të jetë në burg.

Përkundrazi, atë e mbron Ergysi i policisë që quhet Ilirjan Proda, përfaqësues kryesor i karteleve.
Pra, që të mos e zgjasim më tej, gjithçka është në duart e qytetarëve.

Gjithçka është në duart e të rinjve shqiptarë, e studentëve, e të rinjve punëtorë, e gjimnazistëve.
Dhe unë kam shumë besim.

E gjithë Europa pret protestën tonë.
E gjithë bota pret protestën tonë.

I kanë përcjellë protestat me simpatinë më të madhe, me vlerësimin maksimal.
Ndaj dhe ne do të vazhdojmë misionin, misionin e përmbysjes së kësaj narkodiktaturë dhe rikthimin e votës së lirë për shqiptarët.