Politikë

“Bido Miza dhe fijet që e lidhin me kontrabandën”/ Vëllai drejtor në doganë? Deputeti i PS i përgjigjet Nokës me foton AI: As unë e as familja nuk e dinim…

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka shpërndarë një mesazh në rrjetet sociale, ku një qytetar i thotë se vëllai i deputetit të PS-së, Ardit Bido, është drejtor i doganës së Kakavijës.

Mesazhin e shpërndarë, Noka e shoqëron me komentin: “Bido Miza dhe fijet që e lidhin me kontrabandën. I vëllai drejtor në doganë. Presim ‘avoketërit’ e tij të fillojnë menjëherë nga puna me komentet”.