Politikë

Braçe shuan dyshimet, pranon se dëshiron të kandidojë për bashkinë e Tiranës: E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju

Deputeti i Partisë Socialist, Erion Braçe u ka dhënë fund dyshimeve të ditëve të fundit nëse dëshiron të garojë apo jo si kryetar bashkie për Tiranën në 2027.

Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe tha se po, dëshiron që të kandidojë për kryebashkiak. Braçe vetëofrimin për bashkinë e Tiranës e ka deklaruar në mbledhjen e Asamblesë, e tani e ka pohuar edhe publikisht.

Reagimi i plotë:

JOOO, NUK PO TALLEM!
E KAM SERIOZISHT E DO I SHKOJ DERI NE FUND
BASHKE ME JU!

Se pari e mbi te gjitha shume shume faleminderit per mesazhet, mbeshtetjen permes tyre, vleresimin po permes tyre, inkurajimin po permes tyre;
Ju jam shume shume mirenjohes!

E dyta, dua ti kerkoj ndjese secilit nder ju qe me keni shkruar e nuk i kam kthyer nje “FALEMINDERIT” pas; vecanerisht atyre qe me kane shkruar ne Messenger te Facebook, ne DM e Instagram; besoj qe atyre ne Ëhatsapp u jam pergjigjur te gjitheve.
Nderkohe, mes mesazheve pyetja me e perseritur eshte:
E KE SERIOZISHT APO PO TALLESH ME NJEREZIT?
Atehere dy gjera:
Nuk ka ndodhur kurre qe une te tallem me njerezit dhe nuk do te ndodhe ndonjehere me mua kjo.
POOO E KAM SERIOZISHT E DO TI SHKOJ DERI NE FUND BASHKE ME JU!
NUK ESHTE AMBICIE PERSONALE, NUK ESHTE INTERESI IM PERSONAL-jam teresisht i cliruar nga keto;
POR MENDOJ SE KEMI NJE MUNDESI SHUME TE MADHE PER TA ZHVILLUAR KETE QYTET NE NJE DIMENSION TE RI, PERFSHIRES E KU GJITHSECILI GJEN JO VETEN E TIJ, JO JETEN E TIJ POR TE MIREN E TIJ!