Ekonomi

Deklarimi i të ardhurave, hapet kompensimi, përfitojnë edhe individët pa fëmijë

Nga deklarimi i te ardhurave ne sistemin tatimor, mund te marrim kompensim edhe punonjësit qe nuk kane fëmije. Drejtoria e Tatimeve thotë se përfitues do te jene deklaruesit me tatim te mbi paguar.

Nga deklarimi i te ardhurave ne Tatime, mund te përfitojnë kompensim edhe individët që nuk kanë fëmijë.

Nëse, deklaruesi rezulton me tatim të mbipaguar, pas plotësimit të DIVA-s, ai ka të drejtë të ndjekë hapat e mëtejshëm për të marrë kompensim.

Aplikimi për kompensim do të bëhet në llogarinë e tyre e-Filing.

“Si fillim te “e-Filing Im”, do të klikohet mbi rubrikën “Profili im” në modulin “Detajet e Bankës” do të plotësohet formulari me të dhënat e kërkuara, që nga emri i dhe përzgjidhet nga deklaruesi. Për të krijuar çështje si kërkesë për rimbursim, do të klikohet mbi modulin “e-Filing Im”, duke përzgjedhur “Çështjet e mia” mbi të cilin do të klikohet.

Më pas do të dalë moduli Lloji i Çështjes ku do të klikohet mbi opsion e dytë me emrin Pyetje të Përgjithshme, për të krijuar një çështje të re.

Pasi ke krijuar çështje të re të shfaqet një format i bardhë i paplotësuar, ku do të mbushet me tekstin e kërkesës për rimbursim e tatimit të mbi paguar.