Denoncimi/ Punonjësve të QSUT iu kalon paga, Raiffeisen Bank ua çon llogaritë minus
Një pjesëtar i stafit të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë ka denoncuar një rast të çuditshëm ku protagoniste është Raiffeisen Bank.
Sipas denoncuesit, çdo punonjës i QSUT, që ka tërhequr pagën, sot e ka gjetur llogarinë minus shumën e tërhequr.


Sipas denoncuesit, gjatë kontaktit me bankën është thënë se bëhet fjalë për një gabim teknik. Ndërkohë që pagamarrësit kanë mbetur pa pagat e tyre, mbi të gjitha në këto ditë festash.
Të njëjtin denoncim e bën edhe avokati i njohur Romeo Kara.

Kjo nuk është hera e parë që, në adresë të bankës me seli qëndrore në Vjenë dhe që ka një përqindje jo të vogël të tregut bankar në Shqipëri, mbërrijnë denoncime të shumta.
