Politikë

‘Dimri i madh’ kaplon selinë e PS,  Sondazhet dhe irritimi në bazë alarmojnë kupolën!

Barack Obama, në një rrëfim pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, tregoi se si ambicia për pushtet mund të rrënjosë një lider. Sipas tij, thuajse çdo president i SHBA-së, pasi merr mandatin e parë, fillon të mendojë për mandatin e tij të dytë. Duke e ditur shumë qartë se çdo lider kërkon të mos e lëshojë postin, SHBA-ja e ka kufizuar në dy mandate presidentin. Mirëpo në Shqipëri dhe shumë shtete të tjera, kandidimi është pa kufizim dhe, për pasojë, në pushtet qëndrojnë autokratët.Mirëpo, sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë konsumohesh dhe mbajtja e pushtetit bëhet më e vështirë. Edi Rama mori mandatin e katërt me 83 deputetë në vitin 2025, mirëpo duket se ky do të jetë një mandat shumë i vështirë.Jemi në vitin e parë të këtij mandati dhe kryeministri po e sheh se situata po shpërthen nga të gjitha anët. PS bën çdo muaj sondazhe dhe në ato sondazhe socialistët dalin gropë. Pakënaqësia ka arritur kulmin, sidomos nga radhët e kampit rozë.Ka shumë nga ata që janë të irrituar me emërimet e kohëve të fundit që ka bërë Edi Rama. Kryesocialisti ka vendosur të emërojë në poste kyçe njerëz nga PD dhe PL, duke lënë jashtë socialistët, të cilët në kohë zgjedhjesh punojnë për sa më shumë vota. Sipas burimeve, në shumë degë irritimi ka kapur majat. Për të shkuar më pas në qendër, ku fitili është ndezur. Elisa Spiropali ka filluar të “rebelohet”, edhe pse lëvizja e saj më shumë ngjan si qejfmbetje personale me Ramën sesa lëvizje brenda partisë.Personi i cili vërtet po “shkund” PS-në është Erion Braçe. Shpallja e kandidaturës për Tiranën është një sfidë e hapur për Ramën, por edhe një lloj revolte mbi atë që po ndodh në PS. Kandidatët i ka zgjedhur Rama gjithmonë nga xhepi, ndërsa këtë herë Braçe kërkon garë, ashtu sikundër e përcakton statuti.Nga ana tjetër kemi socialistë të vjetër si Arben Malaj që po nxjerr në pah situatën në PS dhe po vë në vështirësi Edi Ramën. Malaj ka sinjalizuar kandidimin si i pavarur në Vlorë dhe nëse e bën, shumë socialistë do t’ia japin atij votën.Ndërkohë ka edhe shumë deputetë të pakënaqur, disa me ministrat, disa me mënyrën se si funksionon PS, por ata kanë zgjedhur të ulin kokën dhe të mos flasin. Megjithatë, sinjalet janë se PS po vlon nga brenda dhe kjo është arsyeja pse Rama ka nisur lëvizjet.Duhet të presim dhe të shohim, por e sigurt është se në PS situata nuk është aspak e qetë.

01

Arben Malaj “zyrtarizon” kandidimin në Vlorë: Nuk është kadastër e Edi Ramës

Ish-ministri dhe socialisti i vjetër Arben Malaj duket se e ka ndarë mendjen për të kandiduar për Bashkinë e Vlorës. Malaj ka sinjalizuar se do të garojë. Më herët ai ka thënë se nuk do të jetë kurrë kandidat i PS sa kohë aty të jetë Rama, duke sinjalizuar se do të jetë si i pavarur.

Reagimi i plotë:Do të jepja gjithçka për ta nisur garën për Kryetar të Bashkisë së Vlorës bashkë me ju, me të gjitha energjitë tona pozitive, të frymëzuar nga tre shembujt e lidershipit botëror dhe përgjegjësia e lartë për t’i merituar në fund të mandatit këto vlerësime:

Së pari, si Edëin M. Lee: “Nuk ka kufi për suksesin dhe potencialin e këtij qyteti të jashtëzakonshëm, nëse e mbajmë derën e mundësive të hapur për çdo banor të SF/Vlorës.”Së dyti, si George Christopher: “SF/Vlora ishte thellë në zemrën e tij.Ai i shërbeu qytetit tonë me 1. efikasitet të shkëlqyer, 2. qëllim të devotshëm dhe 3. përkushtim të palodhur.”Dhe mbi të gjitha, si modeli i integritetit, do të më inspirojë dhe bashkëshoqërojë modeli i Fiorello La Guardia, kryebashkiaku i Neë York-ut:“Ai ishte një njeri i popullit që besonte se qeverisja e mirë:(i) nuk është vetëm çështje administrimi,(ii) por çështje karakteri dhe moraliteti.Ai dëshmoi se(i) politika mund të jetë një shërbim fisnik kur udhëhiqet nga ndershmëria e paepur.”

Nga ky vizion i fundit duhet ta fillojmë së bashku.Është koha “për të vrarë me votë masive”:(i) arrogancën,(ii) pushtetin absolut të korruptuar në mënyrë absolute dhe(iii) babëzinë që po vret shpresat dhe ëndrrat e shqiptarëve.Vlora nuk është një hartë kadastra e Ramës; Vlora është Mbretëresha e Mesdheut, hyjnia simbolike e pavarësisë dhe lirisë sonë kombëtare.Vlora është dhe do të mbetet margaritari që do të shkëlqejë në shekuj si pika e bashkimit të të gjithë shqiptarëve, vëllezërve dhe motrave nga çdo cep i Shqipërisë kreshnike.Së bashku, do të bëjmë gjithçka dhe do të shkruajmë dedikimin që dua ta meritoj bashkë me ju dhe ta lë si trashëgimi për liderët e rinj të Vlorës dhe Shqipërisë: “Ai e gjeti Vlorën pa shpresë dhe e la atë me një vizion të qartë për të ardhmen.”Përqafime mirënjohëse!!!