Shëndetësi

Dita Botërore e Obezitetit, ISHP: 60% e popullsisë shqiptare dhe 1 në 10 fëmijë janë mbipeshë dhe obezë

Mbipesha dhe obeziteti është sot një problem global i shëndetit publik i cili vazhdon të jetë në rritje. Pjesë e këtij trendi është edhe Shqipëria. Në ditën botërorë të Obezitetit specialistët e ISHP- bëjnë me dije se më shumë se gjysma e popullsisë është mbi peshë.

Faktorët që ndikojnë në obezitet janë disa, por pa dyshim kequshqyerja qëndron në krye të listës sipas ekspertëve.

Thirrjet për sensibilizim, bëhen edhe më të forta, kur shifrat e vdekjeve të parakohëshme si pasojë e sëmundjeve jo  të transmetueshme arrijnë në 1,7 milion persona në vit dhe obeziteti është një factor i rëndësishëm.

Në nivel global 3 miliard persona vuajnë nga mbipesha dhe obeziteti.  Ekspertët e shëndetësisë botërore, japin alarmin se nëse nuk do të merren masa, kjo shifër pritet të shkojë në 8 miliard deri në 2030.