Politikë

Drejtori i OST, ‘ushtari’ i Ballukut lë gjysmën e Shqipërisë pa ndriçim

Pas skandalit me shembjet e rrugëve , Drejtori i OST, Elisian Bicit kthen qytetarët në kohën e qiririt.

Banorët dhe bizneset në e Elbasanit, Gramshit dhe Librazhdit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në fillim të muajit të ardhshëm.

Sipas autoriteteve, energjia do të ndërpritet gjatë periudhës  2–5 mars 2026, për shkak të manovrimeve teknike dhe masave të sigurisë në rrjetin e transmetimit.

Raportohet se do të kryhen ndërhyrje në disa linja 35 kV dhe 10 kV, çka do të sjellë ndërprerje të shkurtra energjie në disa zona.

Në Elbasan do të mbeten pa energji elektrike këto zona:

  • Ital Druri
    • Lagjja “Skënderbej”
    • Fabrika e Tullës
    • Pompat Hajdaran
    • Shushicë
    • Fushë Bull
    • Tahiraj
    • Shirgjan
    • Reparti Mjekës
    • Fshatrat Mjekës
    • Kryezjarr

Në qytetin e Gramshit do të ketë ndërprerje më 2 dhe 5 mars, ora 06:00–06:05 dhe do të mbeten pa energji këto zona:

  • Nënstacionet Gramsh dhe Cërrunjë
    • Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft
    • HEC-et: Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë, Pisha
    • Subjekti AL Mex Wood

Gjithashtu, ndërprerja do të prekë një numër të madh lagjesh dhe fshatrash në rrethin e Gramshit, përfshirë:

Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Lagjja Holta, Lagjja Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Kukur, Lenie, Cërujë, Qerret, Sult, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Kotorr, Ranxhë, Lleshaj, Kabash, Tërvol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Gostimë, Shtëpanjë, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Tregan, Gjinar, Shënavlash, Valesh dhe zona të tjera përreth.

Po ashtu, në datat 2–4 mars 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit. Si rrjedhojë, gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin e Librazhdit.