Politikë

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

Partia Socialiste ka mbledhur sot Asamblenë, për të nisur procesin e zgjedhjeve brenda partisë. Kryeministri Edi Rama ka bërë ndryshime në strukturën e PS. Për përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme vendore që do mbahen vitin e ardhshëm, PS do të ketë drejtues të rinj në 12 qarqet e vendit.

MË POSHTË DREJTUESIT E RINJ NË QARQE

Qarku Tiranë do të drejtohet nga Taulant Balla dhe Ogerta Manastirliu, kjo e fundit drejtuese politike në Bashkinë Tiranë.

Sa i përket njësive në qark është parashikuar:

Lindita Nikolla në njësinë 1,

Iris Luarasi dhe Edona Bilali në njësinë 3,

Damian Gjiknuri dhe Blerina Gjylameti në njësinë 4,

Erion Braçe, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj në njësinë 5,

Albana Koçiu, Endrit Yzeiraj, Megi Fino në njësinë 6,

Sofjan Jaupaj dhe Enkelejd Musabelliu në njësinë 7,

Igli Hasani dhe Vilma Premti në njësinë 8,

Ogerta Manastirliu dhe Olti Muzaka në njësinë 9,

Besfort Lamallari në njësinë 10.

Durrësi do të drejtohet nga Blendi Klosi, teksa ikën Emirjana Sako.

Dibër do të jetë Ulsi Manja.

Fieri i besohet sërish Belinda Ballukut.

Gjirokastër Mirela Kumbaro.

Vlorë Bledi Çuçi.

Lezhë Ermal Nufi.

Kukës Petrit Malaj.

Shkodër Enea Karakaçi.

Korçë Niko Peleshi.

Berat Ervin Demo.

Elbasan Arbian Mazniku.