“Duhet zgjidhje për vonesat e proceseve gjyqësore”, ministri i Drejtësisë : Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm
Në krye të tre viteve të reduktimit të 38 gjykatave në 20, ministri i Drejtësisë Toni Gogu shprehet për TCH se do të vazhdohet me hartën e re gjyqësore, për eficencën e të cilës po vlerësohen ndërhyrje ligjore të kryesuara nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Nuk mund të flasim për dështim sepse do ishte e pandershme për punën që është bërë dhe do ishte e pandershme për rezultatet që janë arritur. Patjetër janë krijuar disa probleme dhe ju i përmendët disa elefantë në dhomë, çështjet e mbartura dhe aksesi që mund të themi që është kufizuar, sistemi ishte fragmentuar disi dhe se si mund të rregullohej më mirë. Sistemi ishte fragmentuar dhe duhej rregulluar edhe për vakancat për vakancat e krijuara nga vetting. Në këtë kuptim tashmë jemi në fazën për të parë mjetet e reja, sepse një gjë duhet ta themi troç qytetarët duhet ta marrin drejtësinë njësoj siç marrin shërbimet e tjera publike. Ata nuk mundet të udhëtojnë më gjatë, nuk mund të presin më shumë, besoj vetë sistemi do ti propozojë dhe ka ngritur një punë pune për të adresuar vonesat“, tha Gogu.
Zgjidhja që po diskutohet është angazhimi i një gjyqtari të vetëm që gjatë seancave urgjente mbështetet nga shërbimet gjyqësore në gjykatat e mbyllura.
“E para që duhet të kuptojmë është harta shkaktare e krijimit të vonesave, besoj që jo, janë vakancat, apo duhet kthyer një gjyqtar që gjykon si një i vetëm duke përdorur administratën dhe shërbimin gjyqësor”, tha ai.
Në intervistën e parë si ministër Drejtësie, Gogu foli për kodin penal, që një ish ministër tjetër drejtësie ka premtuar se do jetë gati në fund të 2026.
“Nuk është qëllimi ynë të kemi një kod penal brenda një kohe të caktuar, qëllimi ynë është të kemi një kod, por a është penal brenda një afati të caktuar, por që reflekton realitetin tonë shoqëror dhe mbron kontratën tonë shoqërore mbron qytetarin dhe i qëndron kohës”.
Kur ka nisur takimet me aktorët e drejtësisë, më i fundit me kryeprokurorin e SPAK, Klodian Braho, a është apo jo pro kërkesës së prokurorëve të posaçëm për zgjatjen e mandatit?
“Kjo është një çështje që kërkon vëmendje maksimale, ajo çfarë unë mund t’ju them është deviza e shumicës sonë socialiste në krye të herës. Pra nuk ka asnjë ekuivok që ne do të garantojmë pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe thënë këtë edhe statusi i prokurorëve të SPAK është nga ato çështje të anekseve kushtetuese që kanë garantuar këtë gjë ndaj meritojnë një studim, një dialog ndërinstitucional jashtëzakonisht të kujdesshëm”, u shpreh Gogu.
