Aktualitet

“Gjykata e Lartë thjeshton procedurat e arrestimit dhe forcon besimin e qytetarëve”

Një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të sistemit gjyqësor shqiptar është bërë nga Gjykata e Lartë.

Gjykata ka vendosur të unifikojë procedurën për caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”.

Ky vendim pritet të krijojë një standard të qartë dhe të parashikueshëm për gjykatësit, duke rritur sigurinë juridike për qytetarët.

Ekspertët e drejtësisë e konsiderojnë këtë iniciativë si një fitore për transparencën dhe barazinë.

“Standardizimi i procedurave do të ulë arbitraritetin dhe do të forcojë besimin e qytetarëve tek sistemi gjyqësor,” shprehet një ekspert ligjor.

Vendimi unifikues thekson balancën mes interesit të hetimit dhe respektimit të të drejtave të individit, duke garantuar që çdo vendim për arrest në burg të merret në bazë të kriterëve të qartë dhe të njëtrajtshëm në të gjithë vendin.

Qytetarët dhe avokatët pritet të përfitojnë nga kjo qasje më transparente, pasi do të ketë udhërrëfyes të qartë për procedurat, duke shmangur pasigurinë dhe keqkuptimet e mëparshme.

Për gjykatësit, vendimi shërben si një referencë e besueshme që e lehtëson marrjen e vendimeve të drejta dhe të qëndrueshme.

Në praktikë, reforma e Gjykatës së Lartë është një sinjal i fortë për drejtësi të barabartë dhe të parashikueshme, që i sjell një hap më afër sistemit gjyqësor të besueshëm dhe modern për të gjithë qytetarët shqiptarë.

“Barra e provës” pse burgu nuk duhet

Pika e tretë dhe e fundit lidhje me vazhdimin e arrestit me burg.

Sipas vendimit unifikues të tetorit 2011 nga Gjykata e Lartë thuhet se për të përcaktuar të papërshtatshëm arrestin me burg duhet të ishte i akuzuari që jep argumenti pse.

Pra duhet të jetë i akuzuari që të thotë se pse nuk duhet të rrijë në burg.

Pra barra e provës i vendoset të akuzuarit dhe jo gjykatës apo prokurorisë.

Kjo është në kundërshtim me praktikën perëndimore, prandaj sipas kreut të Gjykatës së Lartë kjo kërkon ndryshim.

GJEDNJ e thotë prerë në vendimin “Hysa kundër Shqipërisë” se “Justifikimi për çfarëdo periudhe burgimi duhet të demonstrohet në mënyrë bindesë nga autoritetet”

“Pra jurisprudenca e GJEDNJ-së në çështjet Hysa, Gëllçi dhe Muçaj imponon këto teza themelore: (i) dyshimi i arsyeshëm nuk mjafton, i vetëm, për vijimin e paraburgimit; (ii) rreziku duhet të jetë konkret, i individualizuar dhe i provueshëm; (iii) rëndësia abstrakte e veprës nuk justifikon, më vete, burgimin; (iv) masat alternative duhet të shqyrtohen realisht dhe jo formalisht; (v) barra e justifikimit mbetet mbi autoritetet për çdo periudhë kufizimi të lirisë; dhe (vi) justifikimi i paraburgimit duhet të ruajë aktualitet, proporcionalitet dhe kontrollueshmëri në kohë”, thotë kreu i Gjykatës së Lartë në vendimin e tij.

Drejtues të opozitës nuk vonuan të kritikonin nismën, me Gazmend Bardhin, kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, që akuzoi Sadushin se po i shërben Ramës dhe i bëri thirrje të mos përdorej politikisht.

Kujtojmë se pak më shumë se një muaj më parë, ekspertë të Këshillit të Evropës depozituan një dokument me 60 faqe ku propozonin ndryshime ligjore që vendosnin kritere dhe kushte të qarta se kur duhet marrë një masë sigurie arrest me burg, ndryshime ligjore që përcaktojnë një numër veprash penale për të cilat nuk mund të vendoset paraburgimi, detyrimin e gjykatave që të shikojnë masat alternative si prioritare etj.

Në fund të vitit 2025, ishin 4503 prapa hekurave në Shqipëri, nga të cilët 2569 (ose 57%) ishin të paraburgosur. Pra me masë sigurie, pa një vendim të formës së prerë.

Këto shifra e renditin Shqipërinë në krye të vendeve evropian për numrin e të paraburgosurve, duke ngritur alarmin në vend./VoxNews