Aktualitet

Gjyqi në themel për Veliajn, shtyhet sërish seanca, ja kur do të mbahet procesi gjyqësor i radhës

Është shtyrë seanca penale në Gjykatën e Posaçme për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn dhe 29 të pandehurit e tjere. Raportohet se seanca e radhës do të mbahet më datë 15 prill, ora 09:00.

Ndërkohë në gjykatën administrative ka nisur seanca ndaj prokurorit Ols Dado, ku Veliaj është prezent. I shoqëruar nga policia dhe me pranga në duar, Veliaj mbërriti në gjykatë.